• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“PD nuk e përmbys dot Ramën”, Ergys Mërtiri: Opozita fiton zgjedhje, vetëm nëse largohet Berisha

by S T
13/09/2024 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, duke ofruar një vlerësim të qartë mbi situatën aktuale dhe lëvizjet e reja në opozitë.

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus me Frida Mavriqi, Z.Mërtiri thekson se për të pasur një opozitë efektive dhe për të sfiduar dominimin e kreut të PD Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama, është e domosdoshme të krijohet një opozitë e re dhe e fortë.

Sipas tij, e vetmja rrugë për fitore është të largohet Sali Berisha që mban peng opozitën

Një lëvizje e re politike u shpall sot në kampin e opozitës. Katër deputetë demokratë së bashku me Dashamir Shehin kanë premtuar t’ju ofrojnë një alternativë të re qytetarëve. A besoni se kjo lëvizje do të ketë sukses?

Varet çfarë quajmë sukses, sepse nëse ne do kërkojmë që kjo lëvizje të rrëzojë Edi Ramën, sigurisht që kjo lëvizje nuk është e sukseshme. Mendoj që është lëvizje e drejtë dhe e duhur. Janë deputetë që nuk e gjejnë veten tek grupi i deputetëve të PD për rrjedhojë bashkohen së bashku për të krijuar një grup parlamentar. Kjo nuk është gjë e keqe as për deputetët as për vendin. Dy grupet PS dhe PD janë bashkë, koordinojnë punët me njëri- tjetrin. Së bashku përpiqen të organizohen. Berisha mban Ramën në pushtet, ndërsa Rama mban Berishën si lider të Partisë Demokratike. Kjo është gjë shumë e keqe sepse e lë vendin pa opozitë. Kështu që çdo pol i tretë është i mirëseardhur.

Ka disa forca të reja politike që kanë shprehur ambicien të garojnë në zgjedhje: Adratik Lapaj, Arlind Qori, Lulzim Basha apo edhe Enkelejd Alibeaj. A mendoni se ato do të arrijnë të bindin shqiptarët t’i votojnë, kur në të kaluarën asnjë forcë e re nuk ka mundur të marrë qoftë edhe një deputetë të vetëm?

Shoh një handikap që as forcat e reja nuk kanë atë fuqinë përmbytëse. Opozita e Berishës është dukshëm në krah të Ramës, pra nuk përbën opozitë. Nuk kemi akoma forca të reja që mund të zëvendësojnë plotësisht Partinë Demokratike. PD nuk e përmbys dot Ramën. Këto zgjedhje do kenë një vlerë, vlerën e spikasjes së partive të reja apo të prodhimit të një elektorati të ri. Ajo që shoh është që ka një pjesë të madhe të shqiptarëve që nuk janë me asnjë nga palët, as me PD dhe as me PS. Një pjesë e madhe nuk do votojnë asnjë.

Cila do të ishte sipas jush rruga që opozita të fitonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

E vetmja rrugë është të largohet Sali Berisha që mban peng opozitën. Unë nuk mendoj se Rama është i fuqishëm, thjesht opozita është shumë e dobët. Rama është kryeministëri më i dobët. Shumë prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt janë nën hetim ose në burg. Me sondazhe ai nuk merr më shumë se 48 %, por nga ana tjetër ai ka një opozitë të përçarë. E vetmja mënyrë për të mundur Ramën është të krijohet një opozitë e re. /vizionplus.tv

Next Post
Përplasja e Izrael-Iran, i dërguari i SHBA-ve zbarkon në Tel Aviv: Të shmanget përshkallëzimi i konfliktit

Përplasja e Izrael-Iran, i dërguari i SHBA-ve zbarkon në Tel Aviv: Të shmanget përshkallëzimi i konfliktit

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In