• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Nuk duam sheshin “Skënderbej”, protestojmë në bulevard!

by
28/11/2022 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 6 dhjetor, Partia Demokratike do ta organizojë protestën e thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku organizohet zakonisht.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se vendi i protestës nuk do të ndryshojë pavarësisht se Policia ka deklaruar se nuk do lejohet në atë zonë për shkak të perimetrit të sigurisë pasi në të njëjtën ditë zhvillohet edhe Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por sipas Nokës, protesta do të jetë tubimi më qytetar i parë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.

Në intervistën e mëposhtme, Noka thotë se protesta nuk është për PD-në, dhe problemet e saj të brendshme, por për problemet që lidhen me demokracinë dhe rrezikun që i kanoset sipas tij, vendit nga Kryeministri Rama. Kërkesa e vetme në atë protestë sipas tij, do jetë ndaj liderëve të vendeve të BE që të mos mbështesin Kryeministrin Rama pasi po vret demokracinë në vend dhe sipas tij, po instalon një sistem të ri monizmi. Një mesazh Noka e pati edhe për kolegët e tij të djathtë kur u bëri thirrje që të mos gëlltisin “çorbën” e qeverisë sa i përket propagandës kundër protestës.

Z. Noka, Policia e Shtetit në komunikatën që ju ka sjellë juve ka deklaruar se nuk do lejohet protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të sigurisë së disa prej drejtuesve të vendeve kryesore të BEsë dhe Ballkanit. A do ta ndryshoni vendin?

Jo, protesta do të zhvillohet aty ku organizohen gjithmonë. Miqtë nga Bashkimi Evropian do trajtohen si mysafirë.

Pse zgjodhët pikërisht datën 6 dhjetor për të protestuar. Pse nuk e lato në një ditë tjetër, dy ditë më vonë është edhe dita e rinisë?

Data 6 dhjetor, ka një domethënie të madhe për shqiptarët. Në Shqipëri për herë të parë zhvillohet një samit ndërkombëtar. Liderët evropianë zbarkojnë në Shqipëri. Kjo është një datë e rëndësishme. Sigurisht që në kushtet ku ndodhet Shqipëria ku po instalohet monizmi, ku papunësia, varfëria, janë ulur këmbëkryq në çdo sofër shqiptari, në kushtet kur vjedhja është bërë moto e qeverisjes së këtij vendi, në kushtet kur babëzia, qeveria përvëlon mbi gjithçka në këtë shtet, në kushtet kur shpopullimi është alarm dhe Shqipëria po kthehet në një tokë të shkretë.

Shqiptarët e lirë që jetojnë brenda këtij vendi kanë arsye dhe motiv për të protestuar. Për të mirëpritur liderët evropianë dhe në radhë të dytë, për t’u thënë që nuk ka demokraci. Në Shqipëri pluralizmi po vdes, në Shqipëri njeriu që përpiqet t’ju thotë ju mrekulli ka instaluar monizmin. Që në Shqipëri, shqiptarët ndihen më keq se nën pushtim nën regjimin e këtij Kryeministri.

Si do t’ia dëshmoni të gjitha këto që sapo thatë? Mbase ata as nuk do të kenë mundësi që t’ju shohin.

Ne nuk do protestojmë para tyre. Do protestojmë aty ku protestojmë gjithmonë. Një protestë e kulturuar, paqësore dhe qytetare. Siç dimë dhe kemi bërë ne protestat. E keni parë 7 korrikun dhe 12 nëntorin. Janë dy protestat më të mëdha në historinë e demokracisë. Janë edhe dy protestat më paqësore që ka pasur ky vend. Ne thjesht mblidhemi për t’u thënë liderëve evropianë se nuk mund të takoni dhe të mbështesni kreun e një regjimi, pasi ai nuk është demokratik.

Nuk mund t’i jepni suport një njeriu që u ka vënë bashkë me bandën e tij shkelmin në fyt shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë një Kryeministër, por kanë një sulltan. Nuk kanë një qeveri, por kanë një oborr. Këtë do u themi ndërkombëtarëve. Që Shqipëria është në këtë pikë. Do u themi që ne kemi detyrë që të luftojmë për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin. Kemi detyrë të luftojmë për shqiptarët. Motiv më të madh se shqiptarët nuk ka askush për të protestuar. Motiv më të madh për të reaguar nuk ka kush tjetër shqiptarëve. Ne kemi për detyrë që t’i prijmë shqiptarët. Kjo është një betejë me armikun më të egër që ka pasur Shqipëria të ulur në atë karrige.

Z. Noka, ju si organizator, do mbani përgjegjësi që mos të ketë shfaqje të dhunshme, në një kohë që do ketë një vëmendje të veçantë nga mediat jo vetëm shqiptare?

Të gjitha këto lajme kanë një kuzhinë. Kanë kuzhinën e qeverisë.

Në fakt, kanë qenë edhe deputetët e djathtë që s’janë në grup me ju, që kanë qenë skeptikë.

E gjithë kjo propagandë përgatitet në kuzhinën e qeverisë, në kuzhinën e regjimit dhe përhapet. Partia Demokratike është parti e qendrës së djathtë, nuk është parti anarshiste. Më vjen keq për kolegët e mi që mundohen të vënë paralelizëm mes protestës së anarshistëve dhe protestës së një partie të djathtë që proteston për dinjitetin e vet, të qytetarëve të vetë. Për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Ne jemi garant të një proteste më civile, më paqësore dhe më qytetare që ka parë historia. I bëj thirrje kolegëve të mi që të mos hanë lugën e çorbës që gatuan qeveria në lidhej me protestën. Kombet e qytetëruara protestën e kanë në ADN-në e tyre. Evropianët e kanë protestën një nga shenjat e qytetërimit të tyre. Frikë nga protesta kanë vetëm ata që ndihen të robëruar.

Z. Noka, kolegët tuaj, pjesa tjetër që s’janë në grup me ju, ndonëse s’e artikulojnë në publik, në tryeza e thonë se kjo protestë po organizohet për t’u treguar ndërkombëtarëve se kush është kryetar i PD-së. A është e vërtetë kjo?

Se kush është në drejtim të PD-së, këtë e kanë vendosur demokratët shqiptarë. S’ka nevojë të tregojmë asgjë. Se kush ka popullin opozitar me vete, këtë e ka treguar historia dhe koha. Nuk ka nevojë ta themi më datë 6. Ne më datë 6 nuk mblidhemi për Partinë Demokratike. Ne mblidhemi për Shqipërinë që është në ditë të zezë. Mblidhemi për demokracinë që është në agoni. Mblidhemi për të mbrojtur pluralizmin që po asgjësohet. Mblidhemi për të refuzuar monizmin.

Shqiptarët e kanë vuajtur për 50 vite. Ne do t’ju bëjmë thirrje ndërkombëtarëve: “Ndaloni mbështetjen ndaj një regjimi. Ndaloni mbështetjen ndaj sulltanit”. Sulltani dhe oborri i tij janë e keqja e këtij vendi. Këto nuk kanë lidhje me zhvillimet e brendshme. Kolegët e dinë shumë mirë se kush është PD-ja. Kolegët e dinë shumë mirë se ku është pesha e rëndesës në këtë parti dhe ku është fuqia. Procedurat kurrë nuk janë peshë. Kurrë nuk janë substancë. Kush kërkon me procedurë e ka gabim.

Zhvillimet e brendshme në parti nuk janë çështje gjyqesh. Partia është anëtarësia është numri, është shpirti dhe forca e demokratëve. Ajo është partia, nuk është procedura. Nuk është Partia Demokratike ajo që emëron Edi Rama. E emërojnë demokratët, e zgjedhin demokratët. Kush punon në krah të kundërt i shërben Ramës. Kush po lufton në krahë të kundërt është i gjithi as më pak e as më shumë, vasal i Edi Ramës. Unë kam refuzuar të pranoj që ka kolegë tanët që janë vasal të Edi Ramës. Uroj që kjo të bëhet realitet dhe të mos vërtetohet e kundërta.

/e.d

Next Post
Të shpallur në kërkim për trafikim qeniesh njerëzore dhe vjedhje/ Pranga në Kakavijë gruas shqiptare dhe një 34-vjeçari

Të paktën 51 vjedhje/ Çmontohet banda e “skifterëve” në Greqi, tre shqiptarë në pranga

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Kanë thënë të moçmit, ma i mirë MUTI se MJALTI…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In