• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, një parti e marrë peng…

by Artur Ajazi
15/12/2021 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në rast se Sali Berisha sot mund të quhet “fantazma e Partisë Demokratike”, pa asnjë dyshim Lulzim Basha, është hileqari dhe gaztori i saj. Eshtë simboli i paaftësisë, simboli i njeriut “drapër”, që  ka luajtur dhe luan poker me fatet e një partie, dhe që ka arritur të sjellë vërdallë  gjithë eksponentët e pavlerë që ka emëruar rreth vehtes. Ajo që po ngjet sot me Partinë Demokratike, ngarkon me përgjegjësi morale dhe penale jo vetëm Sali Berishën, shpurën e tij milionere që i vjen mbrapa nga halli, por edhe lidershipin aktual.

Po shkatërrojnë një parti, që u themelua si vlerë kombëtare, si vlerë e shqiptarëve që aspironin për liri dhe demokraci, duke krijuar klane dhe tarafe korruptive dhe kriminale. Partia Demokratike, është sot, ç’ka ka qenë për 30 vjet. Peng e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. I pari duhej të ishte në ndjekje penale, kurse i dyti pas acarimit të situatës më të fundit, duhej të ishte përballur me rivotimin nga ana e bazës së asaj force politike. Por ata kanë zgjedhur të bëjnë “ndeshje demash”, duke i zbuluar njëri-tjetrit aferat, krimet, lidhjet miqësore dhe misterioze, dhe duke shkelmuar të ardhmen e asaj partie.

Sali Berisha gjithsesi luan për “fitore”, sepse humbjen e ka në xhep, kurse Lulzim Basha duhet ta ketë të qartë se, në rast se PD ndahet, ai kurrë nuk vjen në pushtet, me copëzën që i mbetet. Vetëm një ribashkim i asaj partie, dhe padyshim largimi i të dyve nga skena politike, do ti jepte shansin asaj force politike të fitonte ndonjëherë zgjedhjet dhe pushtetin. Të vjen të qeshësh, se si Berisha dhe Basha, flasin për korrupsionin, se si sapo ndodh ndonjë arrestim, dalin dhe deklarojnë se “ishim ne që denoncuam, ishim ne që akuzuam, ishim ne që zbuluam aferat”.

Duket sikur janë në sinkron të dy njëherësh, por kur vjen puna tek fati i partisë, aty nis sherri, nisin akuzat mes tyre. Kjo ndodh sepse të dy bashkë me ogiçët e tyre, janë të zhytur thellë në llum. Ajo që po i ndodh Partisë Demokratike sot, duket si diçka e paralajmëruar, ndërkohë që Sali Berisha e ka të pandalshme rrugën drejt një kaosi të pashmangshëm, jo vetëm në selinë e partisë tij. Parashikimet janë se, pas datës 18 Dhjetor, kur Lulzim Basha të jetë “shkarkuar” nga referendumi, dhe Sali Berisha të jetë përjashtuar nga Partia Demokratike, do të dëgjojmë “xhevahire” të cilat do ti hapin punë organeve të drejtësisë dhe jo vetëm.

Do të dalin aferat e Rrugës së Kombit, tenderat e 8 viteve pushtet, Gërdeci, 21 Janari, aferat që i dinë dhe i kanë mbyllur njëri-tjetrit, deri tek dosjet që janë mbushur me zë dhe figurë. Partia Demokratike, duhej të kishte arritur me kohë dakortësinë e një ribashkimi final, por jo përmes foltoresve të Saliut dhe kuvendeve false të Lulzimit. Pas 18 Dhjetorit, ajo që do të mbetet në atë parti, do të jenë “seksioni  Berisha”  dhe “seksioni Basha”, dhe një seli e ndarë me mure betoni.

Next Post
Denoncimi i krimeve mjedisore në “Komisariatin Dixhital”/ Çuçi: 5 rubrika specifike në aplikacion, mjet në duart e publikut për të…

Denoncimi i krimeve mjedisore në “Komisariatin Dixhital”/ Çuçi: 5 rubrika specifike në aplikacion, mjet në duart e publikut për të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In