• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD në zgjedhje, si dyqani politik i Berishës”, Dyrnjaja: Opozita manipulon edhe zgjedhjet brenda partisë

by S T
20/05/2025 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Denis Dyrnjaja tha se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte e pritshme nga të gjithë, pasi strategjia e ndjekur nga Sali Berisha kishte në qendër krijimin e një grupi parlamentar me deputetë besnikë, që të mund t’i përdorë më pas si mburojë në përballjen me drejtësinë.

“Dihej që do humbte PD-ja në atë mënyrë që vendosi të paraqesë një skuadër mbrojtëse, jo si skuadër sulmuese. Me kontingjentin që u fut ishte një skuadër mbrojtëse, nëse mund ta quajmë dhe mbrojtëse. Unë faktikisht e quaj si dyqanin e Berishës që mori brenda dyqanit vetëm ata njerëz që kishte nevojë që të merrte dhe për katër vitet e ardhshme i dha nga një mandat që të jenë deputetë në parlament, për interesa krejt personale të Berishës dhe atyre bashkë”,- tha Dyrnjaja në Report Tv.

Analisti tha se Berisha duhej të testonte në listë të hapur figurat e “vjetra” politike të Partisë Demokratike, të cilat edhe sot kryesojnë kupolën e kësaj force poltike.

“Rasti më tipik është paraqitja e zonjës Tabaku dhe zotit Alimehmeti, të cilët ishin njerëz të preferuar të popullit dhe imagjinoni në një moment që të ishte garë me listë të hapur të Partia Demokratike, aty do të dukeshin dhe vlerat.

Kjo duhej bërë që të kuptonim vërtet cila është vlera e Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit, Tritan Shehut dhe të gjithë të tjerëve. Duke qenë në listë të sigurt nuk e dimë cila është pesha specifike e tyre, nuk e dimë sa të votuar janë këta, se nëse janë të votuar duhet t’u themi më fal dhe vazhdoni, duhet t’i inkurajojmë”,- tha analisti.

“Sali Berisha e di sa vota ka marrë në 2021 se ishte në listë të mbyllur? 3600. Sali Berisha merr 3600 vota. Edhe për fytyrë, për të dhënë një lloj karikimi politik i takonte që të merrte më shumë, edhe pse ishte Lulzim Basha kryetar. Madje ato kanë qenë zgjedhjet më të mira të PD-së, midis humbjeve të saj”,- shtoi ai.

Analisti Dyrnjaja nxorri në pah hipokrizinë e Partisë Demokratikë në publik, ku ankohen për manipulim votash (pavarësisht se këtë e bëjnë vetëm për qarqet ku humbin) ndërsa nuk lejojnë zhvillimin e pastër të një procesi zgjedhor, brenda partisë.

“Ata manipulojnë zgjedhjet brenda partisë, e kemi thënë disa herë. Bëjnë primaret dhe nuk nxjerrin as ata që dalin nga primaret. Kjo historia e opozitës dhe PD-së ka marrë fund që kur në këtë parti udhëheq pandalimisht Sali Berisha. Është njeriu që bën vetëm komplote, intriga me paranojat e veta që ka për grupe, për kundërshtarë. I kthen në realitete, njësoj si Enver Hoxha dikur.

Në të gjithë historikun e vet politik, Sali Berisha është munduar të luftojë njerëzit të cilët mendon se do i bëjnë gropën. Është aq i vogël në paranoja që i kthehet pastaj në intrigë politike, sa ka eliminuar njerëz. Në vend që ta bashkonte opozitën, të gjente mënyrën, të thoshte: unë po bëj një hap pas, nuk jam unë kandidati për kryeministër, do të vendosim një kandidaturë të përbashkët që do të unifikonte opozitën’,- tha Dyrnjaja.

Next Post
“Vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj”

"PD po shkërmoqet, ç'do të bësh ti? - Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In