• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD në kërkim të një pazari për reformën

by Mero Baze
13/05/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka dy çështje thelbësore në axhendën e reformës zgjedhore, për të cilat Partia Demokratike ende nuk jep pëlqimin, duke shpikur arsye nga debatet politike, që nuk kanë lidhje me ecurinë e reformës.

E para, ajo nuk pranon që administrata e zgjedhjeve të jetë e depolitizuar në të gjitha nivelet. D.m.th nuk pranon që komisionerët e qendrave të votimit dhe numëruesit e votave dhe anëtarët e komisioneve zonale të jenë persona të trajnuar dhe të zgjedhur me short nga një listë, ku lirshëm mund të futen në garë dhe mbështetës të PD, por që duhet pastaj t’u nënshtrohen rregullave të shortit.

E dyta, nuk pranojnë që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, pra gjyqtarët, të jenë gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. Kërkojnë që meqë ka pak gjyqtarë që kanë kaluar vetingun në shortin për Kolegj, të futen dhe gjyqtarë që nuk e kanë kaluar Vetingun, duke rrezikuar kështu jo vetmë cilësinë e anëtarëve të Kolegjit, por duke u dhënë pastaj atyre dhe garanci për paprekshmëri katër vite.

Për të refuzuar këto dy pika të reformës zgjedhore, PD ngre çështje të tjera politike, që nuk kanë lidhje me reformën zgjedhore, siç është qeveria teknike para zgjedhjeve, numërimi elektronik, mos prekja e sistemit zgjedhor etj.

I gjithë sfondi i betejës së PD, në të vërtetë duket si fallco, jo vetëm nga lehtësia me të cilin nxjerrin çdo ditë nga një shkak për të mos avancuar në axhendën që e kanë përckatuar ekspertët e OSBE/ODIHR, por dhe nga fakti që nuk shkojnë drejt ikjes nga tavolina, siç e kanë pasur zakon, por rrinë aty me stilin “hajd se flasim”.

E gjithë kjo dukshëm të krijon idenë që PD ka shkuar në këtë tryezë me mentalitetin e pazarit. Ajo kërkon prej PS një pazar për gjërat që nuk shkruhen në ligj, një marrëveshje politike të brendshme mes dy të mëdhenjëve, që ata të qetësohen dhe të vazhdojnë me axhendën.

Administrata zgjedhore e depolitizuar, është një ndihmë e madhe për gjithë sistemin, përfshi dhe PD-në, pasi shpëton nga buxheti i parave të parties, por dhe parave të zeza për komisionerë, vëzhgues e numërues, që në të vërtetë kthehen në makth të fushatës.

E transferuar kjo problematikë tek partitë  e vogla, është shpëtimtare, pasi partitë e vogla në këtë gjendje që janë katandisur, nuk gjejnë dot as komisionerë për qendra votimi.

Depolitizimi dhe zgjedhja me short e administratës zgjedhore, nga një listë e përzgjedhur dhe trajnuar nga KQZ, ku kriter është arsimi i lartë dhe përgjegjësia ligjore për atë detyrë, është lehtësimi më i madh që i bëhet procesit zgjedhor, për gjithë ata që kanë provuar ndonjëherë të hyjnë në zgjedhje.

Kjo është po ashtu një arsye për të mos mbetur peng i parave të pista që financojnë këtë kontigjent të administratës për llogari të partive.

Kundërshtimi i kësaj reforme nga PD rrëzon gjithë pretendimet  e saj për transparencë të procesit zgjedhor apo betejën fallco kundër financimit të paligjshëm të fushatave.

Financimi më i paligjshëm i fushatave është paraja nën dorë që jepet për këtë administratë politike zgjedhore dhe kur je kundër kësaj reforme, je për para të zeza në fushatë.

Kundërshtia e tyre e dytë ka të bëjë me Kolegjin Zgjedhor. Sipas PD, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhen marrë dhe nga pjesa e gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar ende vetingun. Kjo, përveçse shkatërron moralin e reformës në drejtësi, u jep atyre gjyqtarëve një imunitet katër vjeçar, që të mos preken nga vetingu. Kjo në fakt tregon dashurinë e PD për sistemin e vjetër të drejtësisë dhe qëndrimin e saj real ndaj reformës në drejtësi.

Këto janë dy pika ku PD nuk hap rrugë në pritje të një pazari. Pretendimet e tjera që ngre, jo qeveri teknike, jo mos dëgjimi i zërave për ndryshim sistemi, përjashtimi i opozitës parlamentare, apo incidentet që prodhojnë në tryeza, janë përpjekje për të krijuar klimë nervoze para miratimit përfundimtar të draftit, me shpresë se Edi Rama do lodhet dhe do thërrasë Bashën për një pazar.

Është e vetmja gjë e lexueshme deri tani, ndërkohë që e dinë se reforma nuk është në dorë të tyre, por të opozitës parlamentare. Në dorë të opozitës Bashës dhe Metës, është të sillen si me 30 qershorin e vjetshëm, ose jo.

Next Post
“Më ka ngelur mendja”/ Gazetarja seksi: Kam parë në ëndërr sikur isha me Edi Ramën dhe…

“Më ka ngelur mendja”/ Gazetarja seksi: Kam parë në ëndërr sikur isha me Edi Ramën dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In