• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD në inceneratorin e Tiranës/ Tabaku: Erdhëm që erdhëm, të kapim edhe ndonjë kriminel

by A R
11/02/2022 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorida Tabaku, së bashku me disa anëtarë të Komisionit Hetimor nga Partia Demokratike shkuan për inspektim në inceneratorin e Tiranës, atje ku përpunohen mbetjet urbane.

Ajo kërkoi informacione nga përfaqësuesit e këtij inceneratori lidhur me mungesën e pranisë së pronarëve të kësaj kompanie, Klodjan Zoto apo Stela Gugallja.

Ndonëse, sipas Tabakut, deri më tani janë paguar 35 milionë euro nga buxheti i shtetit, ende nuk ka nisur procesi i incenerimit.

“Kemi ardhur në inceneratorin e Tiranës, që incenerator nuk është. Në landfillin e Tiranës siç e treguan pamjet nuk ndodh procesi i incenerimit. Kemi këtu mbrapa procesin e incenerimit që është vetëm për  Ky koncesion i kushton buxhetit të shtetit 430 mln euro. Siç e shikoni të gjithë është paguar 35 mln euro, por s’kemi inceneratorë. Është një aferë korruptive jo vetëm në procedura dhe rritjen e kostove, por edhe zbatimin. Ka vonuar kryetari i bashkisë lejen e ndërtimit thonë punonjësit. Sot jemi përballë një afere të madhe korruptive.”

Pjesë nga diskutimi: 

Jorida Tabaku: Ku ndodhen Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?

Drejtori Teknik: Nuk i njoh

Jorida Tabaku: Nuk i njeh, kush janë administratorët?

Drejtori Teknik: Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra

Jorida Tabaku: Erdhëm që erdhëm, thamë mos gjejmë gjejmë kriminel

Drejtori Teknik: Faleminderit që erdhën

Jorida Tabaku: Unë kam ardhur po kam një eksperiencë të keqe, se më rrethuan makinat

Drejtori Teknik: Ne jemi të hapur të ndjekim çdo detyrimin kontratual për respektimin e kontratës

Jorida Tabaku: Sot arritëm në konkluzionin, që këtu nuk kryhet incenerim, mund të ketë bojatisje, akacie, kodra me pemë, por procedura për të cilën kjo procedurë është kryer , djali drejtuesi teknik me shumë xhentilesë na shpjegon që kryhet një proces për menaxhimin embetjeve që është profesional, por kjo kontratë koncesionare sot për ne nuk po zbatohet, ajo që ndodhi në Fier që nuk ka incenerator, nuk ka as në Tiranë, ka landfill, po jo proces incenerimi

Drejtori Teknik: Është në fazë ndërtimi dhe është brenda afateve të ndërtimit

Ina Zhupa: E keni marrë lejën në 2019, ku jeni me punimet, sa është data sot, Jemi në 2020. Kush është procesi që kryeni

Drejtori Teknik: Është i raportuar në të gjitha institucionet shtetërore, shkarkohen mjetet, bëhet diferencimi i mbetjeve, karton, plastik, metale, ndodh pas shpinës tuaj.

Jorida Tabaku: Nga cilat Bashki vijnë mbetjet

Drejtori Teknik: Tiranë Durrës dhe Kavajës

Jorida Tabaku: Sa ton bëni në ditë

Drejtori Teknik: Është variable, nuk ka një shifër fikse

Jorida Tabaku: Kur duhet të përfundojnë punime

Drejtori Teknik: Faza ndërtimore është 6 vjet, dhe ka nisur punimet nëntor 2020

Jorida Tabaku: Tarifa është e integruar duke përfshirë edhe incenerimit dhe shitjen e energjisë, po merrni një tarifë që nuk ndodh, po ju jeni duke u paguar

Drejtori Teknik: A biem dakord që jemi në fazë ndërtimore?

Jorida Tabaku: Veliaj ka shtyrë marrjen e lejes për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që ju paguheni. Jemi në shkelje të kushteve të kësaj kontrate, përvec faktit që është një afere korruptive.

/a.r

Next Post
Rreth 1200 policë do nisin një kontroll masiv anti-drogë në mbarë vendin; ja urdhri për të gjitha Drejtoritë

Rreth 1200 policë do nisin një kontroll masiv anti-drogë në mbarë vendin; ja urdhri për të gjitha Drejtoritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In