• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-në, e ka zënë halli i madh

by Artur Ajazi
07/03/2020 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI
Lulzim  Basha, nuk do ta kishte menduar kurrë, që do të vinte një ditë që karrigia  e  tij e kryetarit të Partisë Demokratike, të ishte në rrezik të madh, dhe kjo jo nga Rama, por nga organizuesi i mitingut të 2 Marsit. Realisht Lulzimi është në hall të madh, pasi  ai gjendet sot nën pabesinë e Doktorit, dhe trysninë e Ilir Metës. Lëvizja e tij me “letra ambasadores” dhe rikthimi tek “Babalja” tregojnë hapur ankthin e Lulzimit, dhe hallin e madh që ka mbërthyer jo  vetëm atë, por gjithë Partinë Demokratike. Pas 2 Marsit, kredencialet dhe “aksionet” e Lulzimit  tek Doktori (që akoma ka fuqi urdhëruese në atë parti) janë ulur ndjeshëm, edhe pse ai  po përpiqet të nisë turin e pranverës, duke dashur të sqarojë  dëshpërimisht bazën e boshatisur të partisë. Vajtja  e Lulzimit në Shkodër, jo vetëm ka ndezur zemëratën e atyre pak demokratëve që kanë mbetur atje, por ka nxitur më shumë urrejtjen  ndaj partisë, e cila sipas tyre “nuk është në gjendje të organizojë  jo vetëm strukturat, por as mitingje kundër qeverisë”. Partia  Demokratike ka rënë në  hall vërtetë të madh. Doktori  në heshtje, por dhe në distancë, po pergatit dukshëm  largimin e Lulzimit. Thuhet se “brënda pak muajsh do të mblidhet Kuvendi  për të realizuar zgjedhjen e kryetarit të ri”, por gjithsesi Lulzimi mbetet “shpresëplot” se do t’ja dalë. Ajo ç’ka  po ndodh realisht mes Doktorit dhe Metës, mund të përmblidhet në një fjali “ një mik i mirë në ditë të vështirë”. Dhe realisht ata të dy gjenden në ditë të vështira, dhe ndoshta Lulzim Basha do të jetë “gjahu” i betejës dhe produkti  i miqësisë së hershme, që bazohet mbi interesa të vjetra mes tyre. Futja  si  “pykë” mes Partisë Demokratike dhe borxhet e vjetra, kanë bërë që Ilir Meta të shihet si rreziku  kryesor i asaj force politike në zgjedhjet e ardhshme. Askush nuk e beson, se Meta ka shanse dhe fuqi të mundë Edi Ramën, në betejën e nisur, e cila sa vjen dhe bëhet edhe më e ashpër. Letra e Metës drejtuar Brukselit , duke kërkuar  rishikimin (apo pengimin) e hapjes së negociatave me BE, mbetet për shumicën e sejmenëve dritëshkurtër të SHQUP-it, “një  goditje e madhe ndaj qeverisë Rama”, ndërkohë  që ka zëra, që nuk e mbështesin, dhe e quajnë “kurth që kërkon të godasë  dhe të bëjë ortak  në skandal  edhe Lulzim Bashën”. Por edhe letra e nisur  për  ambasadoren e SHBA  zonjën  Kim, ku “viktimizohet  Babalja dhe ish-deputeti Salianji”, mbetet jo vetëm papjekuri  politike e Lulzimit, por dhe tentativë e dështuar për të njollosur qeverisjen dhe  sistemin e ri  të drejtësisë. Loja dhe “lufta” me letra bakalli, nuk mund  ta dëmtojnë as imazhin e vendit, por dhe nuk mund të pengojnë procesin e reformave, që mbështeten fuqishëm nga SHBA dhe BE. Gjithçka ka mbetur nga “beteja” e Ilirit për të “mbrojtur Kushtetutën” , është halli i madh që ka pllakosur Partinë Demokratike.  Ajo sot gjendet në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj, edhe për faktin se jo  vetëm miku i  Ilirit (Doktori)  por edhe baza e saj e shterruar po  bëhen lolo në duart e një presidenti  në ikje, që në konferenca  shtypi  mbeti duke  treguar  “vijën e kuqe” të cilën ai ka kohë që e ka shkelur bashkë me ligjet e këtij vendi.

Next Post
Horoskopi/Ja dy shenjat më me fat për sot

Horoskopi/Ja dy shenjat më me fat për sot

Comments 1

  1. Fredi says:
    6 years ago

    Halli me i madh ne PD eshte se Saliu, Luli, dhe nja 20 te tjere nuk po rrasen burg.
    Kaq.
    PD ka marre fund

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In