• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ndryshon mendje, Pollo: ‘Mini-Shengeni Ballkanik’ projekt i padobishëm, i qëndrojmë sulmeve ndaj Ramës

by Ardit Rada
06/09/2020 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi e quajtën historike marrëveshjen për Mini Shengenin Ballkaniki, ish deputeti i PD-së, Genc Pollo ka bërë një shkrim të gjatë ku i qëndron akuzave ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij ai nuk është patriot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo shkruan se insistimi i Ramës për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t’u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar, sipas tij të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

“Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun tregtar e organizatën e sigurisë të udhehequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull“, shkruan Pollo.

Postimi i plotë:

Mini Shengeni si rrota e Minush Jeros

Dikur nga vitet shtatëdhjetë thuhet se regjizori Minush Jero përdori një rrotë stërmadhe traktori si truk për të gozhduar aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës. Në fund të ditës Jero pranoi të hiqte rrotën nga skena, pjesa teatrale nuk pësoi tjetër gëshërë dhe Jero, censorët e publiku i teatrit mbetën të kënaqur.

Varrosja e coptimit të Kosovës si fitore e madhe por e heshtur

Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t’u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me “elefantin që mungon” ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica Mogherini, asokohe Përfaqsuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA. E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rithemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetijen e angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës.

Kjo ide e cila do të gjymtonte funksionimin e Kosovës si shtet e si ekonomi si dhe do të destabilizonte Ballkanin e më gjerë fillimisht u bllokua në Europë nga liderë seriozë e të përgjegjshëm dhe me marrëveshjen e javës së shkuar mund të quhet e varrosur nga administrata Trump.

Përmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e të ngjashëm për të spostuar vëmendjen, por edhe debati legjitim për atë që u arrit, apo edhe nuk u arrit në Ëashington nuk lipset të na fshijë nga kujtesa që një fatkeqësi nga dora e njeriut në postin e gabuar evitua; përkundrazi duhet të gjejmë se si të evitohet përsëritja në të ardhmen.

Për MiniShengenin në grahmat e fundit nëse është akoma gjallë.

Kryeministri Hoti deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes se ai e kishte pranuar përfshirjen e Kosovës në Mini Shengen pasi kjo ju kërkua nga ndërmjetësit amerikanë. Dhe krejt e arsyeshme që këta të fundit mbasi i imponuan presidentit serb të pranonte me shkrim reduktimin e vartësisë energjitike nga Rusia, refuzimin e teknologjisë kineze në rrjetet 5G e të tjera si këto nuk mund t’i refuzonin një karamele pa kosto, madje edhe pa domethënie, si Mini Shengeni, një projekt personal i z. Vučić.

Por në vetvete Mini Shengeni është pa domethënie pasi katër liritë e BE në Ballkanin Perëndimor mund të realizohen plotësisht vetëm pas antarësimit në BE. Për realizimin gradual të tyre e nxitjen e tregut rajonal ekzistojnë mekanizma e institucione rajonale ku shtetet e Ballkanit janë antare. Kështu p.sh janë CEFTA me sekretariat në Bruksel e Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit me seli në Sarajevë të cilat kanë përkrahjen e plotë të Bashkimit Europian e të Amerikës.

Ishin këto institucione që gjatë pandemisë, në koordinim me Komisionin Europian, arritën të realizojnë “korridoret e gjelbra” në Ballkan për të shpëtuar tregtinë rajonale nga asfiksia e kufijve të mbyllur. Për. Mini Shengenin nuk u kujtua kush.

Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun tregtar e organizatën e sigurisë të udhehequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull.

Fakti që samiti i Mini Shengenit i njoftuar që do të mbahej në Beograd në janar (dy muaj para shpalljes së pandemisë) u anullua e u la në heshtje mund të jetë fare mirë një shenjë se edhe kjo nismë mund të jetë rrugës drejt Varrezës së Projekteve të Padobishme.

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

Next Post
COVID në Maqedoninë e Veriut: 6 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit, 131 raste të reja

Shifra të frikshme, mbi 27 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Kuqo i grekut flete per patriotizem!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In