• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar

by Os De
06/12/2025 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi vijon kritikat në drejtim të Sali Berishës se ka lënë mënjanë aleatët. I ftuar në Report Tv, Alimadhi thotë se kreu i PD i trajton aleatët ca si të nënës dhe ca si të njerkës. Për gazetarin Andi Kapxhiu, Alimadhi shprehet se Berisha duhet t’i vlerësojë më shumë aleatët sepse ata japin kontribut dhe vota që shkojnë për Partinë Demokratike dhe jo në këmbim të marrin tallje dhe padrejtësi. 

“Ajo çfarë më shqetëson është raporti politik i bashkëpunimit, produkti shkon te PD. Ju i merrni këto vota por silluni më mirë me aleatët, jo një pjesë i trajton si të nënës disa të njerkës. Është e vështirë për ta trajtuar bashkëpunimin me PD. Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit janë dy subjekte politike që i kanë dhënë vendit, kanë kontribut në proceset e saj, kanë luftuar në ide, kundër komunizmit. Lëvizja politike që ka bërë Balli Kombëtar, ka gati 6 mijë dëshmitarë të vrarë në luftën e dytë botërore. Kemi kontribuar në procese demokratike, e vendit, e duam vendin, i kemi dhënë edhe dëshmorë këtij vendi, nuk presim tallje, padrejtësi, por e themi atë që kemi. Ata që kemi dhënë e kërkojmë”, tha Alimadhi. 

Alimadhi thotë se një pjesë e aleatëve nuk mund të japin 100% dhe në këmbim të mos marrin asnjë përqindje. 

“Unë jam opozitar, do ta japësh kontributin aty ku duhet, sepse duhet ta peshosh. Bashkëpunimi duhet shtrirë në nivel lokal, ne kemi kryetar rrethesh, kemi anëtarësi, kemi votues, por jo duke mos i pyetur ata fare. Ne e bëjmë fushatën për ti grumbulluar votat tek PD. PD e merr kontributin tonë dhe ne po japim mendim se si duhet të bashkëpunojmë. Pastaj bashkëpunimi nuk vjen duke e copëzuar, bashkëpunimi është frymë. Nëse unë do e mirëprisja për 22 vite bashkëpunim politik, do kisha tjetër qasje. Nëse ti do më respektosh njëherë, unë do mundohem 2 herë. Por jo të jap 100% dhe mos të marrë asnjë % prej saj”, tha Alimadhi. 

Foltoren e Salianjit e sheh si një lëvizje të shpejtë dhe të pamenduar. 

“Më duken lëvizje të shpejta, të pamenduara, ego, smira. Unë skam fituar asgjë nga PD, dhe kur më emëroi Berisha zv.ministër nuk doja ta përdorja. Por duhet të japësh një kontribut. Lëvizje politike, fëminore, e dëmtojnë PD. Nuk bëhen lëvizje politike të pamatura, lëvizjet politike bëhen në kohën e duhur. E keni parasysh lëvizjen e zotit Bashka, ku përfundoi Por po ti kishte këmbët në tokë, do ishte më e plotë dhe më e sigurt si lëvizje politike. Të bënte lëvizje të studiuar politike. Si mund ta largosh Berishën me një fjalim kaq të thjeshtë”, vijon ai. 

Pavarësisht kritikave që adreson në drejtim të lidershipit të PD-së, Alimadhi thotë se Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi i partisë, pasi kjo e fundit do të shkatërrohej. 

Next Post
Detajet-Skenari i rrëmbimit të 27-vjeçarit në Tiranë, si u fut në kurth i riu nga e ish e dashura dhe miqtë e saj!

Përplasi për vdekje me makinën e saj këmbësorin në Shkodër, arrestohet 24-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In