• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD me tre pretendentë për logon”, Bardhi sherr me Klosin: Ç’punë ke ti me problemet tona

by A R
07/12/2023 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me debate ka vijuar emisioni i mbrëmjes së sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan. Kanë qenë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së të cilët gjatë emisionit duke folur për situatën parlamentare në vend kanë pasur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Blendi Klosi lidhur me Komisionet Hetimore u shpreh se ato janë refuzuar pasi nuk janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligj dhe se kërkohet komision për konfliktin e interesit, argument i cili është mohuar nga Gazmend Bardhi.

Blendi Klosi: Dua ta filloj me hyrjen që the ka një kaos në parlament. Nuk e di ku është kaosi në parlament sepse parlamenti nuk është vendi ku ndizen flakadanë. Flakadanët ndizen në stadium.”

Gazmend Bardhi: Parlamenti nuk është as vendi ku vidhet!

Blendi Klosi: Në rast se ndizen flakadanë dhe ka kaos në parlament, flakadanët ndizen ne stadium. Në parlament është vendi i fjalës.

Blendi Fevziu: Pse ju refuzohen Komisionet Hetimore?

Blendi Klosi: Sa i përket Komisioneve Hetimore janë refuzuar shkaku shumë i thjeshtë sepse komisionet e kërkuara nuk janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligj për Komisionet Hetimore. Aty është gjithë biseda, për një çështje të veçantë. Kërkohet komision për konfliktin e interesit. Nuk ka çështje të posaçme.

Gazmend Bardhi: Jo nuk është e vërtetë.

Blendi Klosi: Kërkon të ngrihet Komision Hetimor jo bazuar në një fakt konkret. Nëse do të kemi një kërkesë në një fakt komisioni mund të ngrihet edhe nesër. Ne jemi të hapur të diskutojmë. Në rast se do të jenë komisione për një çëshje konkrete si psh çëshjta e inceneratorëve, u ngrit komisioni pati një debat parlamentar, pati një diskutim.

Blendi Fevziu: Klosi çështjen e inceneratorëve e ngriti Ambasada e Shteteve të Bashkuara me presion të drejtëpërdrejt. E dyta pse për komisionin e reformës zgjedhore nuk pranoni propozimin?

Blendi Klosi: Bëhet fjalë për një komision bipartizan. Bëhet fjalë kush është partia Demokratike. Ajo logo i takon dikujt tjetër. Zotëria që kam në emision është i përjashtuar. Ajo firmë dhe vulë e ka përjashtuar.

Gazmend Bardhi: E ke gabim. Kush je ti gjykata që gjykon?! Partia është e qartë se kush është PD dhe nuk e cakton as Klosi as Edi Rama e caktojnë anëtarët e asaj partie.

Ndërkohë gjatë debatit Klosi në një moment përmend mospraninë e kryetari të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhit në Kongresin e Berishës të mbajtur në datën 2 Dhjetor, ku shprehet se Partia Demokratike është e ndarë në tre pretendentë. Bardhi i përgjigjet duke i kërkuar të shikojë punët në Partinë Socialiste dhe të mos merret me problemet e tyre brenda partisë.

Blendi Klosi: Një nga tre pretendentët e asaj logoje bëri një Kongres dhe pjesa e dytë le të themi pjesa që kërkon logon nuk ishte pjesë fare aty.

Gazmend Bardhi: Po ç’punë ke ti me problemet tona brenda partisë mo?! Ti shiko partinë tëndë.

Blendi Klosi: Janë tre pretendent të ndryshëm në grupime të ndryshme dhe i kërkojnë Lindita Nikollës që të bëjë apel dhe t’i numërojë.

Gazmend Bardhi: Numërohemi vet në nuk kemi nevojë. Ju keni vetëm një mision numëroni lekët që ju vidhni qytetarëve.

Blendi Fevziu: Klosi do bashkëpunoni me këtë pjesë të opozitës?

Blendi Klosi: Po me kë pjesë pra? Kë përfaqëson zoti Bardhi. Nuk kam gjë është koleg i nderuar, por ajo vulë që ke mbrapa dhe që të ka bërë deputet...

Gazmend Bardhi: Unë përfaqësoj grupin parlamentar të Partisë Demokratike, sigurisht kundër vullnetit tënd dhe të Edi Ramës.

Blendi Klosi: Ajo firmë që të ka dhënë emrin deputet ajo vulë të ka përjashtuar nga Partia Demokratike. Ti nuk je më i Partisë Demokratike. Je një deputet i nderuar dhe përfaqësues i popullit. Në janar i hodhën gaz lotsjellës kolegëve të tyre. “Vula” dhe “Brava” janë për ty mo zotëri. I hodhët fishekzjarret kundra PD tani ja hidhni PS.

/a.r

Next Post
Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In