• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD me dy kandidatë/ Baçi tregon çfarë ndodhi në Fier: Alibeaj bën lojën e pistë në bashkëpunim me Ramën, po ndikon në…!

by Java News
05/11/2022 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fieri dje deputeti Enkelejd Alibeaj i njohur nga një pjesë e deputetëve si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike tha se ky grupim që përfaqëson demokratët do të dalë me kandidatë të vetët në zgjedhje.

Lidhur me këtë, kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, në një komunikim me edicion e lajmeve në MCN tv, vlerësoi se vizita e djeshme e Alibeaj në Fier, ishte më shumë një show televiziv në kohën kur ai mban peng zyrat e PD në Fier, të cilat janë ndërtuar me mjetet e demokratëve.

“Sa për të komentuar takimin, vizitën e Alibeajt në Fier, dje e mora vesh dhe unë, në fillim thanë që ka një mbledhje me kryesinë e degës, isha i habitur sepse në Fier nuk ka ndonjë anëtar të Kryesisë që të shkojë pas Alibeajt.

Pastaj mora vesh në rrjetet sociale, pashë disa foto, pashë që ishte një takim me disa nga ish- drejtuesit e degëve dhe disa deputetë aktualë të PD-së në Fier. Ishte një takim miks, një show televiziv që bën Alibeaj duke vajtur në ato degë ku  janë akoma të uzurpuara zyrat e PD-së. Nuk i kuptoj si nuk i vjen rëndë, duke mbajtur zyrat e PD-së në Fier të bllokuara me çelës.

Ato zyra janë ndërtuar më kontribute vullnetarë, janë financa të anëtarëve të PD, dega Fier, të hedhura që nga fillimi deri në fund, pasi kanë qenë jashtë përdorimit, dhe ti uzurposh ato zyra kur demokratët e Fierit, mblidhen në ambiente private duke paguar qira për të bërë mbledhje, dhe Alibeaj i mban zyrat e bllokuara, duke mbajtur një garanci nga policia e Ramës, dhe i përdor një herë në 6 muaj për të bërë show televiziv, për këtë më vjen keq shumë”, u shpreh Baçi.

Në anën tjetër Enkelejd Alibeaj është deputet i Fierit me një mbështetje tradicionale aty.

Për kreun e degës Fier, Luan Baçi, deklaratat e Alibeaj se do të ketë dalje me dy kandidatë që pretendojnë se përfaqësojnë Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore, janë të papranueshme.

Ai akuzon Alibeajn se po ndikon drejtpërdrejtë në forcimin e pushtetit të Ramës, teksa shprehet i bindur se nuk do te këtë kandidatë që do ti kundërvihet primareve në Fier, sikurse edhe në tërë vendin.

“Dje Alibeaj doli me deklaratë se po përpiqet që të gjej kandidaturat për kryetar bashkie, pra për të bërë diversion, dhe për t’ua kundërvënë demokratëve kandidatura përballë për të dëmtuar PD.

Dihet tashmë që në të gjitha degët e vendit, po kështu edhe në Fier, është hapur gara e kandidatëve për propozimet dhe vet propozimet për kandidaturat për kryetar bashkie në procesin e primareve. Por, duket se këta e kanë përvojën e 6 marsit, për të emëruar disa kandidatë thjesht për të bërë show televiziv, dhe për ia kundërvënë PD-së, dhe për të lehtësuar fitoren e Ramës në çdo bashki, për të përjetësuar pushtetin e Ramës.

Kjo është mëse e dukshme, por mendoj se nuk do të ketë kandidat që do të pranoj tu kundërvihet anëtarëve të PD-së në çdo bashki, mos bëhet fjalë pastaj për komisioner apo vëzhgues, ata e din vet atë pjesë që si marrin dot, por vazhdojnë të bëjnë lojën e pistë në bashkëpunim me Ramën për të dhënë një mesazh te qytetarët se demokratët shqiptar se PD është e përçare, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

PD në bazën, me anëtarët e saj, simpatizuesit, votuesit e saj janë në unison dhe do të marrin pjesë në primare për të përzgjedhur kandidaturat.

Kështu që kushdo kandidat që do të emërohet nga Alibeaj apo Basha, thjesht do të jetë një diversion për demokratët, i papranueshëm për demokratët, dhe nuk do të pritet hiq mirë nga ta dhe qytetarët”, thekson Luan Baçi./m.j

Next Post
Aksidenti tragjik/ Gjykata lë në burg të riun që përplasi çiftin francez! Gruaja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti…!

Aksidenti tragjik/ Gjykata lë në burg të riun që përplasi çiftin francez! Gruaja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
U shpall klinikisht i vdekur/ Familja e 44-vjeçarit merr vendimin e guximshëm, dhuron organet në Ditën e Vitit të Ri

U shpall klinikisht i vdekur/ Familja e 44-vjeçarit merr vendimin e guximshëm, dhuron organet në Ditën e Vitit të Ri

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com