• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD mbyll zgjedhjet, Kolegji zyrtarizon 25 prillin

by Plator Nesturi
16/06/2021 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dje kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Fierit. Edhe më parë ishin rrëzuar paditë e opozitës për qarqet Vlorë, Gjirokastër e Berat. Pretendimi ishte i njëjtë se para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ka patur parregullsi. Gjithsesi kjo kërkesë është rrëzuar nga Kolegji, e cila la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Normalisht kjo çështje duhej të ish mbyllur prej kohësh dhe tashmë KQZ duhej të kish dhënë vendimin zyrtar e përmbyllës për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Por fushata e brendshme  imponoi që qëndrimi zyrtar i PD të vihej në funksion të rizgjedhjes së Bashës për ta mbajtur të shtyrë me sa mundësi në kohë imazhin e humbësit. Kjo duket dhe në rënien e nivelit të përfaqësimit juridik të PD gjatë gjykimit nga Kolegji Zgjedhor për paditë e kryera.  Grupi i dikurshëm i juristëve me çanta të fryra ka përfunduar vetëm tek një përfaqësues i vetëm si Logu. Dhe çafrë është më interesantja, në deklaratat e tij pas vendimit, ndërsa shpreh pakënaqësinë në emër të PD-së, nuk gjen asnjë diskut juridik e që ka lidhje me çështjet por vetëm fjalim politik. Se çfarë ka juridike në  deklaratë kur thotë se “regjimi Rama- Doshi ka tjerërsuar vullnetin e shqiptarëve në 25 prill” këtë nuk e di, por kjo lloj ligjërate është gjatë gjithë daljes së tij mediatike. Thjesht përmendet se janë paraqitur qindra prova por se çfarë janë ato, ndoshta dhe ai ka turp ti përmendë se a hyjnë në kategorine  e provave. Gjithsesi Logu pasi e quan të paprecedentë vendimin e Kolegjit dhe qëndrimin e anëtarëve të saj të frikësuar nga “dora e zezë”, hedh goxha sfidë qesharake kur thotë se çështjen do ta çojë në Strasburg. Nuk di a është konsultuar me më të mëdhenj në PD për këtë shashkë por si këshillë për drejtuesit e rinj të PD që janë lodhur nga zgjedhjet e kryetarit, të kenë më kujdes se kë vënë para kamerave dhe më kontroll se çfarë thonë. Kryetari tashmë e mori provimin për mandatin e tretë dhe në qetësinë e tanishme mund ta rrotullojë pa merak timonin e anijes së PD, për të dalë nga tallazi i deklaratave të zhurmshme tek ujëra më të cekëta. Dhe kushdo që mendon vërtet se do vijojë të këndohet kënga se zgjedhjet u manipuluan, do të zhgënjehet shpejt./fjala.al

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 11 Tetor 2018

Këto 3 shenja të Horoskopit nuk e pranojnë lehtë ndarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In