• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD mbledh sot Kryesinë/ Basha sërish përballë me mbështetësit e Berishës për mbledhjen e Kuvendit

by Java News
15/11/2021 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e PD-së, e zgjedhur në fund të muajit gusht, do të zhvillojë sot mbledhjen e parë, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha, mes kërcënimeve të Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 16:00, në selinë blu. Kjo mbledhje Kryesie, organi më i rëndësishëm vendimarrës i partisë, vë edhe njëherë Bashën përballë mbështetësve të Berishës, mes të cilëve edhe Flamur Noka, Edi Paloka e Belind Këlliçi, të cilët janë pjesë e këtij organi.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve të PD-së, Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bën me dije se në mbledhje pritet të zhvillohen diskutime mbi situatën politike, si dhe “marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Kjo mbledhje zhvillohet në kulmin e debateve në PD, ku Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur 4200 firma të delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të cilat i kanë depozituar në një kasafortë që e mban kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Ndërsa PD zyrtare pretendon se firmat nuk janë mbledhur, dhe kjo sipas tyre vërtetohet me faktin që nuk lejohet verifikimi i tyre.

Basha e Bardhi më herët kanë bërë thirrje që firmat të depozitohen pranë protokollit të partisë në mënyrë që të nisë verifikimi i tyre dhe më pas mund të thirret Kuvendi Kombëtar. Pritet që Kryesia në mbledhjen e së hënës të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje të shumë debatuar.

g.kosovari

Next Post
Hakerat i sulmuan postën elektronike/ Reagon FBI: Nuk morën dot asnjë informacion

Hakerat i sulmuan postën elektronike/ Reagon FBI: Nuk morën dot asnjë informacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In