Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, mbledhje e cila ka nisur në orën 18.00 dhe vjen vetëm një ditë pas takimit e aleatët. Sipas burimeve, bëhet me dije se në mbledhje është diskutuar ndryshimi i statutit të partisë si dhe organizimi.
Mes çështjeve të diskutuara në mbledhjen e Kryesisë së PD, pritet të jetë edhe Reforma Zgjedhore, për të cilën gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike kërkoi ngritjen e Komisionit Parlamentar.
Gjatë ditës së djeshme Basha është shprehur se Reforma Zgjedhore në fokus të saj duhet të ketë ndalimin e shitblerjes së votës dhe manipulimit të saj.
Gjithashtu ai ka shtuar se kusht për reformën duhet të jetë edhe numërimi dhe votimi elektronik, si dhe vota e emigrantëve./a.m.










