Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e saj, ku pritet të vendoset data e zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Basha u ka bërë thirrje zërave kritikë që të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Në selinë e PD-së është parë duke hyrë edhe një nga zërat më të fortë kritikë të kryetarit Basha, Arben Imami.
Mbledhja e kryesisë zhvillohet pas përfundimit të analizës së degëve të PD-së, që do t’i hapë rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Gjithashtu anëtarët e Kryesisë janë drejt fundit të mandatit, pritet riorganizim edhe në degët e tjera të PD.
Pak ditë më parë, Basha tha se në pranverë PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë fazën për riorganizimin e saj.