Partia Demokratike ka mbledhur prej orës 15:00 grupin parlamentar për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbajë në raport me kuvendin.
Kjo situatë vjen pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, që demokratët e konsiderojnë burgosje politike.
PD ka njoftuar zyrtarisht protestën kombëtare më 7 Tetor.
Megjithatë, demokratët duket se e kanë nisur mosbindjen civile. Prej ditës së sotme nisëm edhe bojkotimin pjesërisht të komisioneve parlamentare.
Të vetmit që shkuan sot në Komisionin e Integrimit ishin vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka.
/a.r