Ditën e sotme, mazhoranca është sulmuar nga dega e Partisë Demokratike të Lushnjes, sipas së cilës janë një sërë deputetësh që kanë bërë emërime politike kryesisht në Arsim.
Kreu i kësaj dege, përmes një deklarate për shtyp, tha se Petrit Vasili i LSI ka bërë 38 emërime, Bujar Çela i PS 29 emërime, Arben Çuko i PS 26 emërime, Erion Braçe i PS ka emëruar 17 mësues, Nora Malaj, zëvendësministre e arsimit (LSI) ka bërë 3 emërime.
Të gjitha këto emërime mësohet të jenë bërë në kohën kur drejtoreshë ishte Luiza Tabaku (LSI) e cila është dënuar për korrupsion dhe ndodhet në burg.
Por mbrëmjen e sotme, deputeti i Divjakës Erjon Braçe ka reaguar ashpër duke e quajtur listën një dokument që nuk ekziston dhe ‘të botuar në portalin e llumit të gazetarisë’, siç e quajti ai.
Ndërkohë, duke u distancuar Braçe shkruan se nëse do të kishte diçka në dorë, do të fuste vërtetë në punë çdo socialist të zotë.
Postimi i plotë i Braçes:
Per cdo qytetar;
AS KAM EMERUAR E AS KAM LARGUAR NDONJE MESUES NGA PUNA KERKUND, AS NE LUSHNJE, AS NE DIVJAKE!!
Poe perseris;
NESE DO KISHA MUNDESI, DO BEJA CMOS TE PUNESOJA CDO SOCIALIST TE ZOTE, DUKE RESPEKTUAR MERITEN DHE LIGJIN, PA I CENUAR ASNJE SEKONDE!!
Ai qe u quajtkerka “dokument” i publikuar ne portalin e LLUMIT TE GAZETARISE shqiptare, pra te rrethit te Sandrit, Mandit, Andit;
NUK EGZISTON!! FARE FARE!!
Eshte nje cope leter e perpiluar nga Partia Demokratike e Lushnjes dhe qe behet e pavertete teresisht kur lidhet me emrin tim apo te kolegeve te mi.
Tani tabela ne kompjuter ben gjithkush.
Nuk ka asnje urdher timin, verbal apo shkresor, leter, dokument apo cte doni ku une te shkarkoj apo emeroj mesues. Po ta keni urdhero publikoheni dhe une le mandatin e deputetit qe sot.
Duke pare fotot e “domunetit” shoh qe krah emrit tim jane vendosur emrat e drejtuesve te disa shkollave ne Divjake, te cilet jane aty per shkak te pervojes me shume se 35 vjecare ne arsim dhe as qe kane lidhje me ndonje urdher timin per emerimin e tyre.
Pra,
as qe i kam emeruar une; nderkohe secili prej tyre ka qene mesues, ka sherbyer nga 20 deri ne 35 vite ne arsim dhe jane aty prej ketij sherbimi.
Asnje nder ta nuk vjen nga jashte sistemi (informacioni i perditesuar vec tani atje poshte ne territor).
Ne fund;
Per median me abuzive ne vend, Panoramen e Irfanit dhe median me serioze ne vend, Shqiptaren e Karlos:
Zoterinj,
shihni ne kete profil, shpifja eshte postuar ne murin tim dhe eshte ende aty, nuk e kam hequr se nuk i fshihem e as qe i trembem kujt.
E dyta, nuk kam debatuar me “ndjekesit e mi”, por me dike, vetem nje nga ata qe postojne edhe ne murin tim;
E treta, nuk di cfare quani ju “fyerje” por une te tille quaj edhe shpifjen ndaj meje edhe shperndarjen e saj prej murit tim;
E katerta, e kam thene shpesh, une nuk jam nga rraca e atyre qe kur i fyejne kthejne faqen, i pergjigjem sic e meritojne, pra sic fyejne edhe duhet te presin;
E pesta, une nuk luaj me fjalet “zonja e madhe e Shqiptares”, flas troc:
Nuk e kam mundesine te emeroj kend ne arsim, nje sistem i ngaterruar qe nuk ka per te kthyer cilesine ne arsim, te cilin jam i detyruar ta pranoj edhe pse jam kunder tij gjithe diten, por tek i cili nuk kam akses;
E gjashta, po jam them Irfanit dhe Karlos bashke;
Zoterinj, nuk kam mundesi te emeroj kend ne pune, fare, po ta kisha do e beja per cdo socialist te zote (dhe nga keta ka pafund, nderkohe qe jane jashte sistemi e pa pune per shkak te paragjykimit barbar qe vjen dhe nga gazetat tuaja), pa cenuar asnje sekonde ligjin e meritokracine.
E shtata, nuk ju di te vuani nga amnezia, ndaj nuk arrij ta mendoj se si ka mundesi qe ju te harroni se cka ndodhur me emerimet ne arsim ne 8 vite, si jane emeruar mesuesit, si jane larguar mesuesit, si jane tufezuar mesuesit, si jane perdorur mesuesit.
Turp per secilin nder ju qe ben sikur harron.
I gjithe produkti i asaj barbarie 8 vjecare ne arsim jane mu aty, neper shkolla dhe une si heq dot.
Kujtohuni pak, bete namin me te drejte per ate mesuesin e shkolles se Kryekuqit qe abuzoi seksualisht me nje femije; e dini qe ajo shkolle ka vec nje korridor? e dini qe i gjithe personeli mesues aty kalonte e bente sikur nuk shikonte? e dini qe asnje nder ta nuk eshte hequr nga ajo shkolle? po e dini qe jane gjithe takemi politik i partise Demokratike e mbrohen thjesht me kete fakt? a e dini qe prinderit atje duan patjeter ndryshim e une sua afroj dot per shkak te ligjeve te ngurta e udhezimeve po te tilla? a e doni mendimin tim tani?
Do i largoja te gjithe nga ajo shkolle po ta kisha une kete mundesi!!
E kuptoni sa larg nga realiteti dhe sa e lig eshte gazetaria juaj?
Kaq kam me ju!! Nuk me pelqen por dua qe te vijoni ta beni kete lloj gazetarie. Mua me ben mire, shoqerise po i ben keq. Ju mendoni se mua me beni keq, me vizatoni si arrogant etj (deshira perverse e asaj dhe atij dhe ende se di arsyen)?! Jepini, me beni keq deri ne fund. Me vlen shume liria juaj per ta bere dhe kete.
TANI;
FTOJ CDO MESUES NGA LUSHNJA E DIVJAKA TE DESHMOJE KETU CFARE I KA BERE PD GJATE TETE VITEVE NE PUSHTET!!