Nga Plator Nesturi
Marrëveshja midis PD dhe LSI, ndërsa ka nisur të ndizen motorrët e fushatës elektorale, ishte evenimenti më i spikatur i aktiviteteve të opozitës gjatë një jave. Basha dhe Kryemadhi grushtuan duart për të deklaruar në një dokument të përbashkët prej 13 pikash, se krijojnë koalicion të përbashkët mids tyre si dhe disa piketa për qeverisjen e ardhshme.
Por që gjithësesi do të garojnë të vetëm e në lista të veçanta. Parë në këtë sens, kur garohet të veçuar dhe kur në vetvete kodi i ri zgjedhor nuk e parasheh krijimin e koalicioneve parazgjedhore, çka nënkupton bashkim dhe ndërveprim të votave të përbashkëta, çka mund të prodhojë më shumë mandate, atëhere deklarimi se ky Koalicion është sa i pavërtetë aq dhe spekulativ.
PD sapo formësoi një listë të saj me aleatët e vegjël, të cilët i përfshiu brenda kandidatëve të vet dhe këtë e cilësoi si koalicion të quajtur Alenca për Ndryshim. Pavarësisht se dhe kjo nuk është një formë klasike koalicioni, gjithësesi, përfshirja e aleatëve në listë të përbashkët i çon votat e tyre në një thesin e votave të PD, çka në vetvete maksimalizon rezultatin e mbledhur bashkarisht. Ndërkohë me LSI kjo nuk ndodh. Pasi votat janë për subjekte të regjistuara veçmas në zgjedhje dhe mbi këtë bazë ajo çka deklarohet si koalicion, nuk ka as vlerë juridike dhe as nuk njihet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Kështu emri i Koalicionit- Shtëpia fiton, as nuk do të shfaqet kund, dhe as do të ketë asnjë referim as si subjekt as si pol votash. Më së shumti vlen vetëm si abstrasion juridik dhe kërshëri zgjedhore ku i bie që PD qenka në dy koalicione zgjedhore, njërin me aleatët dhe tjetër të veçantë me LSI. Arsyeja gjithësesi mbetet thjesht për fekt propagande dhe për të mbajtur gjallë idenë se opozita gjithësesi mbetet e bashkuar, ndonëse me lista të veçanta. Lidhet gjithashtu dhe me një arësye tjetër. Me faktin se cili do të jetë fati i mandateve që do të sigurojnë të dyja palët veç e veç.
A do të jetë i garantuar gjithësesi bashkimi i mandateve që do arrijnë PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit? Nuk dihet me saktësi se kush ka qenë kërkuesi për të shpallur publike përpara zgjedhjeve këtë shfaqje e për ta paraqitur si koalicion. Pasi më së shumti ky shoë mediatik, pavarësisht buzëqeshjeve në ceremoni, fsheh një frikë dhe merak, se mos dikush devijon dhe ia lë në derë mandatet tjetrit. Në këtë aspekt, angazhimi i vetëm i arritur në këtë firmosje të dy kryetarëve, është thjesht premtimi se pas zgjedhjeve PD dhe LSI do të bashkojnë mandatet e tyre me synim bashkëqeverisjen. Gjithësesi kjo marrëveshje nuk ka efekt detyrues… Në deklaratat e tyre, liderët e opozitës shpesh kanë deklaruar se dalja me dy lista të veçanta në zgjedhje, bëhet për taktikë elektorale dhe për të maksimalizuar rezultatin. Pak e vështirë për tu kuptuar kjo logjikë kur Kodi i ri Zgjedhor është para syve të të gjithëve dhe ku gjithë secili e ka të qartë se thyerja në shumë subjekte e shpërndan votën e kaheve politike dhe bishtat e tyre sipas rajoneve bëjnë që të humben, e bashkë me to edhe mandate të veçanta. Por duke këmbëngulur për këtë, nga opozita theksohet se PD është e djathtë dhe LSI e majtë dhe në këtë mënyrë, duke qenë secila më vehte, do e kishin më të lehtë të mblidhnin votat në grazhdin e tyre. Vështirë se kjo është bisndëse, pasi duke u mbështetur në relitetet e sotme dhe atyre të zgjedhjeve të vitit 2917, rezulton se të dyja partitë, pra PD dhe LSI, do të vijojnë të luftojnë ashpër mes tyre për një fashë votash që kanë kaluar nja njëra tek tjetra. Kështu, nëse kujtojnë zgjedhjet e kaluara parlamentare, PS ishte fituese e tyre me një rezltat të ngjashëm dhe pa ndonjë rritje të dukshme. Ajo që u godit rëndë ishe PD që pati rezultatin më të ulët historik të saj dukë humbur mbi 200 mijq vota. Ndërkohë LSI pati rritjen e saj më të madhe çka e coi në 19 mandate deputetësh. Dukej qartë se ajo fashë votuesish që PD i humbi në zgjedhje, ose nuk kishin abstenuar, ose ia kishin kaluar votat LSI. Ndaj në kushtet e reja PD kërkon që ato vota ti rifusë në shportën e vet e jo ti lerë rrugëve, apo te LSI, ndonëse kjo e fundit në këto dy vite ishte aleate në opozitë me të. Të mos jemi të paqartë. Përtej ceremonive me koalicione, midis PD dhe LSI do ketë një betejë të ashpër konkuruese për vota. betejë që do të shtrihet në shumicën e qarqeve, dhe që nuk mund të mbulohet me deklarata koalicionesh. Vetë LSI kërkon të njëtën fashë votuesisht, pasi ndonëse e majtë në platformë, për vetë gjuhën e ashpër dhe qëndrimeve në shërbim të Bashës, pa ruajtur komposturën e vete, vështirë se mund të bindë votuesin e majtë ta votojë. Vështirë se mund të joshë dhe të pakënaqur me PS që ti bashkangjiten asaj. Ka vajtur përtej ku duhej vajtur dhe kjo iabën të vështirë të luajë pjesën e vet thjesht në kampin e së majtës. Kjo është arësyeja që dhe në sondazhe LSI del e tkurrur së tepërmi nga sa ka arritur në zgjedhjet e mëparshme. Ky fakt e bën dhe Bashën të qetë kundrejt Kryemadhit, që i duhet shoë se ka koalicion zgjedhor me PD. Porse beteja midis tyre do të vazhdojë. Ishte interesant fakti në sondazhin e Euroneës që lidhet me këtë çështje. Ajo e besueshmërisë të partive të opozitës pëekundrejt aleatëve të tyre. Kështu përveç shkallës shumë të ulet të besueshmerisë të opozitës krahasuar më atë të qeverisë, të bie në sy tabela se sa e besueshme është PD për LSI dhe sa e besueshme është LSI për PD.
Kështu, nga votuesit që kanë votuar LSI në 2017, 78,7 përqind e tyre e vlerësojnë me shumë ose disi negative performancën e PD gjatë këtij mandate në opozitë. Ndërkohë, nga ana tjetër 56.6 përqind e atyrë që kanë votuar PD në 2017, e vlerësojnë shumë ose disi negative performancën e LSI gjatë këtij mandate. E vaçanta është se dhe 37.9 përqind e atyre që kanë votuar vetë LSI në 2017 e konsiderojnë LSI me performabcë negative ose shumë negative. Vetëm këto shifra dhe pa u ndalur tek të tjera dëshmojnë se brenda vetë asaj që quhet opozitë ka diskonkordanca dhe nuk ka kohezion të brendshëm. Çka në vetvete është opozitë mekanike e deklaruar por pa frymë të brendeshme, pa besim te njëri tjetri dhe lufta për votë ndaj njëra-tjetrës ka rrezik të shndërrohet më e ashpër se sa ndaj vetë maxhorancës me të cilën janë në opozitë.