Edhe pse Partia Demokratike dhe aleatja e saj Lëvizja Socialiste per Integrim kane dale jashtë parlamentit duke djegur mandatet, te dyja keto forca politike ruajnë privilegjet qe kane pasur kur ishin pjese e jetes parlamentare, duke filluar nga përfaqësuesit ne komisionet qe administrojnë zgjedhjet, e deri tek paratë qe marrin nga buxheti i shteti.
Kjo, fale edhe deputeteve qe kane hyre ne kuvend nga listat e PD dhe LSI, pavarësisht se nga partitë u është vene epiteti tradhtar.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume, sqaron se pavarësisht vendimeve politike, ligjërisht Partia Demokratike është partia e pare e opozitës parlamentare, dhe LSI e dyta.
“Te drejtën per te propozuar komisionere ato vazhdojnë ta kene si te tille sepse, pjese e saj pavarësisht deklaratave politike, janë deputetet e sotëm te ardhur nga listat e kësaj partie.
Kjo parti ka garuar me ketë liste dhe per pasoje s’ka pse te thuhet qe nuk ekziston me si subjekt i njohur nga kuvendi i Shqipërisë. “, thote Kume per Vizion Plus.
Përveç komisionereve qe do te administrojnë procesin zgjedhor, Partia Demokratike përfiton edhe fondet vjetore nga buxheti i shtetit, si partia e dyte parlamentare, pasi ligji per partitë politike ia njeh kete pozicion ne baze te rezultatit te zgjedhjeve te 25 qershorit 2017.
Rrjedhimisht, Partia Demokratike do te marre çdo vit nga buxheti i shtetit rreth 520 milion leke ne përputhje me numrin e deputeteve qe ka fituar 2 vjet me pare, edhe pse sot është jashte parlamentit; ndërsa LSI do te vazhdoje te përfitoje çdo vit rreth 270 milionë leke deri ne 2021, kur te zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.
/a.meta