• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD letër Trupit Diplomatik: Seanca në Kuvend u kthye në një shkelje të rëndë kushtetuese dhe demokratike

by Os De
18/09/2025 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zhvillimeve të tensionuara në seancën plenare për miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër zyrtare Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku denoncon një “situatë të paprecedentë dhe antikushtetuese”, që sipas opozitës, ka shënuar një prej momenteve më të rënda për jetën parlamentare dhe rendin demokratik në vend. 

Letra, e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i drejtohet ambasadorëve dhe përfaqësuesve të huaj në Tiranë dhe ka në fokus zhvillimet e sotme në Kuvend, që PD i konsideron si “shkelje flagrante të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe çdo norme të praktikës demokratike”. 

Sipas PD-së, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit janë përgjegjës për pengimin e qëllimshëm të debatit parlamentar, në një seancë që sipas tyre ishte e orkestruar për të provokuar opozitën dhe për të minimizuar rolin e saj në jetën politike të vendit. 

“Për herë të parë në 35 vite pluralizëm, debati parlamentar u ndërpre në mënyrë të qëllimshme dhe antikushtetuese. U shkelën të gjitha normat e funksionimit demokratik të Kuvendit,” thuhet në letër. 

PD thekson me shqetësim faktin se fjalimi i Kryeministrit Rama u ndërpre për të transmetuar një video nga një figurë virtuale, e ashtuquajtura “Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella”, duke u konsideruar si një akt propagandistik i pashembullt në historinë e legjislaturës shqiptare. 

“Në historinë e parlamentarizmit shqiptar, asnjëherë nuk është ndodhur që Kryeministri të ndërpresë fjalën e tij për të transmetuar një video të inskenuar, duke shmangur debatin real mbi programin e qeverisë,” thekson letra. 

Partia Demokratike akuzon gjithashtu Kryetarin e Kuvendit për zbatimin e standardeve të dyfishta procedurale, duke i mohuar kreut të grupit të PD-së të drejtën për të marrë fjalën, ndërsa i ka dhënë atë dy herë radhazi përfaqësuesit të shumicës. 

Po ashtu, PD denoncon mbylljen e seancës pa zhvilluar debat parlamentar, duke e cilësuar një vendim të paligjshëm dhe antikushtetues, në shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit. 

Në fund të letrës, PD shpreh shqetësimin se Kuvendi po kthehet në një zgjatim të Këshillit të Ministrave, pa asnjë funksion kontrolli mbi qeverinë dhe ligjet që shqyrtohen. 

“Jemi përballë një përpjekjeje për të delegjitimuar institucionin përfaqësues më të lartë të qytetarëve shqiptarë,” thuhet në letër. 

Opozita i bën thirrje përfaqësuesve diplomatikë të ndjekin me kujdes këto zhvillime, të cilat, sipas saj, rrezikojnë seriozisht demokracinë parlamentare dhe rendin kushtetues në Shqipëri. 

 

Next Post
Drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge/ Dënohet me 17 vjet burg Islam Sefën 

Drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge/ Dënohet me 17 vjet burg Islam Sefën 

Comments 1

  1. Zullum says:
    3 months ago

    Brenda vëndit, të gjithë e dinin që PD është një mut, tashti po vetë PD, ka qejfë që ta nderkombëtarizojë këtë punë, duke bërë që e gjithë bota, ta marrë vesh mirë që MUT e kaluar mutit, mbasi po e bëjnë me qejfin e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com