• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD letër KQZ-së: Shtyrja e afateve për regjistirmin e partive e lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve

by Java News
19/04/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkuan KQZ-së shtyrjen e afateve për regjistrimin e partive dhe koalicioneve zgjedhore. Kërkesa e tyre argumentohej me përpjekjet për dialog me opozitën e cila nuk ka pranuar të futet në zgjedhje.

Por pas kësaj letre, ka reaguar edhe PD, po nëpërmjet një letre dërguar KQZ-së.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka referuar neneve 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor thotë se mosrespektimi i afateve prekluzive do të thotë humbje e mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës për të votuar.

Sipas PD, afatet e regjistrimit të partive janë të lidhura me datën e zgjedhjeve. Nëse afatet shtyen, edhe zgjedhjet duhet të shtyhen.

LETRA E PLOTË
Tiranë më 19.04.2017
Lënda: Mbi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim
Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Të nderuar anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,
Koalicioni i bashkuar opozitar, është vënë ditën e sotme në dijeni të një kërkese të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuar institucionit tuaj, me anë të së cilës kërkohet mbajtja e një qëndrimi lidhur me mundësinë e shtyrjes së afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhje, si dhe të shtyrjes së regjistrimit të koalicioneve zgjedhorë.
Në lidhje me sa më sipër, vlerësojmë të domosdoshme të sjellim në vëmendje tuaj, se afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë afate prekluzive, çka do të thotë se të drejtat ose detyrimet të cilat duhen ushtruar dhe/ose përmbushur brenda këtyre afateve, nuk mund të ushtrohen tej përmbushjes së afatit të sipërcituar. Pra, me fjalë të tjera, mosrespektimi i afateve prekluzive ndikon drejtpërsëdrejti në thelbin e të drejtave dhe detyrimeve që ato garantojnë, dhe shkelja e këtyre afateve nuk mundet të ketë pasojë tjetër përveçse asaj të parashikuar nga ligji, pra humbjes së mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës. Edhe praktika e konsoliduar shumëvjeçare e vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konfirmon këtë qasje ligjore.
Nga ana tjetër, afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht shtyrja eventuale e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me shtyrjen e vetë datës së zgjedhjeve, kompetencë kjo e fundit jo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm e ligjit zgjedhor, i cili mund të ndryshohet nga partitë politike përmes një konsensusi gjithëpërfshirës në Kuvend.
Ne vlerësojmë se çfarëdolloj qëndrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi kërkesën për shtyrje të afateve të përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor, dhe aq më tepër disponimi me vendimmarrje mbi këtë kërkesë, do të paragjykonte çdo lloj zgjidhje politike të krizës së thellë politiko-institucionale në vend, por veçanërisht do të përvijonte KQZ si një institucion thellësisht politik i cili i shërben si mashë elektorale kastës qeverisëse në vend.
Përsa më sipër, ritheksojmë edhe njëherë qëndrimin e koalicionit opozitar mbi nevojën e respektimit rigoroz të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor, veçanërisht nga institucionet e ngarkuara me përgjegjësinë e organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve.
Me konsideratë,
Kryetari i Grupit Parlamentar
Edi Paloka

Next Post
VIDEO/ Çmendet polici, ndalon automjetet në korsinë e shpejtësisë në Tiranë-Durrës

VIDEO/ Çmendet polici, ndalon automjetet në korsinë e shpejtësisë në Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In