• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD le të vdesë pa marrë me vete shëndetin e njerëzve

by Frrok Çupi
29/06/2023 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Në PD tashmë të ndarë zyrtarisht në dy pjesë, atë të vulës që është pa kryetar dhe në pritje të Lulzim Bashës dhe atë të Berishës që është në krye të Grupit të Rithemelimit, duket se mungon shpresa dhe ka një pesimizëm të dukshëm që vjen nga elektorati poshtë në bazë. Megjithatë drejtuesit vijojnë mos mbajnë përgjegjësi për humbjet në zgjedhje. A e dëmton kjo situatë opozitarizmin në vend ku forca kryesore politike është në këtë gjendje?

U bë një kohë e gjatë që njerëzit psherëtijnë me vete ose edhe me miq për shkak se ‘opozita është në gjendje të rëndë’. A është opozita në gjendje të rëndë?
Është, sigurisht që është në një pozitë vulgare. Por a duhet të na bëjë kjo që njerëz të shumtë, madje edhe politikanë e opinionistë, pesë herë në ditë fusin kokën në çezmë pse u del avull nga ‘opozita e shpartalluar’.
Kjo nuk ka vend ku rri.
Më e keqja është se kjo gjendje ‘psherëtimash për Patinë’, të sjell para syve direkt periudhën e diktaturës komuniste. Atëherë njerëzit vuanin në trup e në shpirt për ‘fatin e Partisë’. Atëherë Partia u rrinte në turinj e në ëndrra njerëzve të shkretë. Partia këtu!, Partia atje!, Partia në punë!, Partia në shkollë, Partia në burg!, Partia në krevat!… Ç’është kjo punë, more aman; prapë Partia i turbullon mendjet e njerëzve. Sidomos Partia Demokratike (PD), qëkurse lindi si ‘antikomuniste’, në fakt ia nxiu jetën njeriut duke i dalë si lugat në punë, në shkollë, në burg, në shtrat… Herë brohorasin se kanë fituar ne vitin 92, herë ulërijnë pse u vranë mes tyre, herë bëjnë luftë civile, herë grinden mes tyre, herë marrin kazmat e shkatërrojnë zyrat…
PD gjithnjë terrorizon njeriun. Po ç’është kjo punë? Tani na del se qenka fatkeqësi meqë PD iku për ‘lesh’…Po sa parti kanë vdekur nëpër botë qëkurse u shpik fjala ‘parti’! Mijëra kanë vdekur. Po le të vdesë edhe PD, por të vdesë pa marrë me vete shëndetin e njerëzve që psherëtijnë. Pse nuk kemi opozitë të fortë?- mund të pyesë dikush. Nuk kemi, dhe kaq. Që të kesh opozitë ‘të fortë’ duhet të kesh opozitë të mençur, punëtore, me vizion, me dashuri për vendin, jo hajdute, jo vrasëse. Domethënë duhet të kesh opozitë që krahasohet me maxhorancën ose ia kalon maxhorancës. Po ku e kemi këtë? Maxhoranca ndodhet mijëra kilometra para, ajo po punon, po shërben e po ndërton vendin…Kur të bëhemi për opozitë të mirë, me siguri do ta kemi.

Çfarë është PD në vetvete që nuk po del nga Berisha që nga themelimi i saj dhe nga Basha, edhe ai një prurje e Berishës dhe pati mbështetjen e tij deri në shtator të vitit 2021. Përse nuk shfaqet një figurë që të mposhtë dy liderët që janë “ati dhe biri politik” në këtë parti?

PD është një parti e keqe, nuk mund të ketë lider të mirë. E pamundur. PD i ka bërë të zeza të mëdha vendit tonë dhe popullit tonë. Do të kalojnë shekuj që të zbehet kujtimi i keq i këtyre të zezave. Këto ditë që po flitet shumë ‘erdhi Luli, shkoi Luli’ në PD, dhe se kudh do ta udhëheqë atë parti, alegorikisht po më vjen në mendje situata e sotme në Rusi. Një lider i keq i Partisë ‘Rusia e Bashkuar’ dhe i krejt Rusisë, erdhi në pikën që u shkërmoq përballë Pregozhin- ish mik dhe ‘bir i tij’, siç po shpreheni. Pregozhin është një politikan i ardhur nga rruga, i cili turbulloi gjithë pushtetin në Rusi. Kështu mund të vijë rasti në PD, në rast se PD do të rrojë akoma. Një politikan rruge do të vijë. Sepse PD është qeverisur pa pushim nga politikanët e rrugës. Edhe sot këta janë që grinden me njëri tjetrin. Berisha që dukej si ‘Car i madh’, paska qenë një njeri i korruptuar, minor, një fajtor i keq, një njeri pa vizion, keqdashës ndaj vendit dhe më në fund…, një pervers që kënaqet me video seksi.
Ja, kështu do të shkojë kjo Odise me emrin PD.

Tashmë duket e qartësuar situata ku Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale nuk jep dorëheqje, duke mbajtur edhe barrën e personit “non grata” të sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga ana tjetër Basha ndjek të njëjtën linjë, teksa synon të marrë një të pestën e “partisë së mbetur”, ose “partia e vulës” (zyrtare), pavarësisht se ka njohur vetëm humbje kur ishte kryetar në vitet 2013-2022.

Më thoni ‘Berisha nuk jep dorëheqje..’ Dorëheqje do të thotë ‘hiq dorë’. Po nga do të heqë dorë Berisha? Berisha nuk ka dorë askund; as ka parti, as është kryetar i ndonjë partie, as ka dinjitet politikani, as ka aleanca me njerëz dhe botën e përparuar, as bën ndonjë gjë të mirë për vendin… E atëherë, nga duhet të heqë dorë? Nga ajri që e rrethon? Media po e kthen Berishën në ushqim për vete, por në fakt ai nuk ekziston për askënd tjetër. Sa për Bashën, i cili nuk ‘rikthehet’, sepse nuk kishte ikur, ky mund të fitojë në Këshillin Kombëtar dhe ky mund të jetë kryetar i PD. A do të bëhet PD më e madhe? Kjo nuk ka shumë rëndësi, puna është që një parti e vogël bëhet edhe e madhe ose vdes. Por një parti ‘që nuk ekziston’ ligjërisht (si e Berishës) nuk bëhet kurrë. Një gjë e them seriozisht: E shikoj Bashën që do t’i çojë këta Bardhët, Tabakët, etj., në ‘Partinë’ ku kanë vendin, te Berisha.

Ndërsa fati i PD-së në çdo analizë njeh vetëm shenja pesimizmi, nga ana tjetër nuk po dalin subjekte politike opozitare që të thithin elektoratin që është kundra qeverisë. Përse ndodh kjo dhe a mund të themi që vendit i bën dëm mungesa e një opozite bindëse kur Rama vijon të qeverisë në mandatin e tretë radhazi, bashkë me shumicën e bashkive? Çfarë duhet të ndodhë që të lindin subjekte të reja. A është kjo situatë një dëshmi që politika aktuale në pushtet dhe opozitë bëhet bashkë për të shtypur që në embrion forcat e reja politike?

Subjektet e reja lindin njësoj siç lindin fëmijët; është një gjë e natyrshme dhe nuk mund ta kontrollojmë ne humanët. Por nuk di pse duhen më shumë subjekte politike se këto që kemi. Edhe opozitën e kemi me dhjetëra parti politike. Në vendin tonë funksionojnë dhe marrin pjesë në zgjedhje rreth 130 parti… A duhen më shumë?… Dhe, nga këto 130 parti, në opozitë ndodhen 128 parti. Maxhoranca ka vetëm dy parti. Besoj se është në rregull demokratikisht.

Next Post
Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela ishte i paaftë fizikisht të merrte pjesë

Elbasani i rrethuar prej mesnatës, FNSH në kërkim të Talo Çelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

January 8, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Një person vjedh dyqanin në Yzberisht, plagos shitësen me thikë

January 8, 2026
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Na mësoi se me gjeste të vogla mund të ndryshojmë botën

Përmbytjet, Begaj: Ndiqni udhëzimet e strukturave për evakuim! Jeta e qytetarëve mbi gjithçka

January 8, 2026
Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

January 8, 2026
Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

January 8, 2026
Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

Moti i keq, punonjësi humbi jetën në krye të detyrës, reagon Bashkia e Durrësit

January 8, 2026
Njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë/ Policia arreston 3 persona për gjueti të paligjshme

Rikthehen gjuetarët, Begaj i jep “OK” ligjit, bie ndalimi mbi 10-vjeçar

January 8, 2026
Mbreti i Panairit

Kush matet me Lea Ypin

January 8, 2026
Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

January 8, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Zbulohet axhenda e Kuvendit, Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për Ballukun

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In