• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kushtëzon votën e diasporës, Bylykbashi: Të hiqet kufizimi për dokumentet

by A R
29/01/2025 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk do të votojë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, nëse mazhoranca nuk pranon që të votojnë të gjithë emigrantët ende të papajisur me dokumente biometrike të shtetit shqiptar.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në emisionin “Zëri i diasporës” në RTSH 24 theksoi se askush nuk ka të drejtë t’u heqë të drejtën e votës qindra mijëra shqiptarëve.

“Sigurisht që kjo kushtëzon. Unë gjykoj që siç kemi pasur hapësira edhe në të shkuarën kemi ende ditë në dispozicion,” u shpreh z. Bylykbashi.

Zyrtari demokrat shpjegoi se teknikisht procesi është lehtësisht i realizueshëm.

“Është programim teknik që ekspertët, të cilët punojnë sot me KQZ, thonë ‘po, mund të bëhet’. Hiqet kufizimi për të lexuar detajet vetëm për pasaportën shqiptare. Mund të bëhet një gamë vendesh të përcaktuara ose mund të lexohen të gjitha dokumentet biometrike. Pra, siç ndodh në Rinas, vendos pasaportën, kalon kufirin, pa thënë çfarë pasaporte ke. Mjafton që ajo të lexohet,” tha. z Bylykbashi.

Kujtojmë që Partia Socialiste ka depozituar në parlament disa amendamente, që afrojnë afatet për regjistrimin e kandidatëve për deputetë, që rregullojnë numërimin bipartizan të votës së diasporës dhe saktësojnë se posta për emigrantët do të paguhet nga shteti.

Ndërsa PD-ja ka depozituar në parlament disa amendamente, që parashikojnë se në 11 maj mund të votojnë të gjithë ata qytetarë që kanë dokumente të skaduara të identifikimit ose që nuk kanë asnjë dokument biometrik.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë 84 vota për të kaluar në parlament e nëse mazhoranca e opozita nuk gjejnë konsensus, asnjë prej këtyre amendamenteve nuk mund të miratohet.

Next Post
BE-OSBE mbështesin planin strategjik të Kuvendit, Spiropali: Rrit transparencën

BE-OSBE mbështesin planin strategjik të Kuvendit, Spiropali: Rrit transparencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

March 21, 2026
Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

March 21, 2026
The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In