• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kundër Donald Lu: “Peshku i madh” nuk është tregtari i bananeve por…

by A R
10/03/2018 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu e quajti Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë ku u kapën 613 kg kokainë, “peshk të madh” vjen edhe reagimi i opozitës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka shkruan se ‘peshku i madh’ nuk është Arbër Çekaj, por ata që i japin garancinë se nuk do e kthejnë në Shqipëri.

“Të gjitha provat e deritanishme janë më se të qarta dhe tregojnë në mënyrë te pakundërshtueshme se njerëz me pushtet te madh politik jane pas kësaj afere”, shkruan Paloka.

REAGIMI I PALOKËS

Perpjekjet e Rames per te larguar artificialisht vemendjen nga 620 kg kokaine, PROVA se ai ose familjare te tij jane te lidhur direkt me kete afere.

Te gjitha provat e deritanishme jane me se te qarta dhe tregojne ne menyre te pakundershtueshme se njerez me pushtet te madh politik jane pas kesaj afere.

Prova e pare ; tentativa e Rames per te fshehur faktin qe ngarkesa e kokaines , jo vetem nuk u zbulua rastesisht , sic u perpoq per dite me rradhe te mashtronte Rama, por ishte njoftuar qe nga Kolumbia e ne vazhdim edhe nga Livorno.

Prova e dyte ; Mbajtja e ngarkeses pa kontrolluar per me shume se nje jave ne port megjithese dihej shume mire ku ishte kokaina. Ka informacione se nderkohe eshte tentuar largimi i kokaines nga kontenieri, madje sipas ketyre informacioneve disa qindra kilogram jane larguar. Ky ka qene sic duket qellimi i mbajtjes ne port per nje kohe aq te gjate.

Prova e trete ; Largimi i administratorit te firmes, pikerisht nje dite perpara se te hapej kontenieri i kokaines. Kush e njoftoi? Ne praktikat e DEA-s per ngarkesa qe ndiqen me informacion te brendshem, personat qe informohen ne destinacion jane rreptesisht te kufizuar…

Prova e fundit; perpjekjet e Rames per te larguar vemendjen nga kjo afere, duke sajuar e me pas pompuar , nepermjet mediave te paguara prej tij brenda dhe jashte vendit, histori si kjo qe “agjent rus, financojne PD per te destabilizuar Ballkanin , nepermjet nxirrjes se Shqiperise ne arenen nderkombetare…”

Qe Arber Cekaj duhet kthyer ne Shqiperi , ky eshte hapi i pare dhe i domosdoshem per te hedhur drite mbi te verteten. Por “peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi. Jane te njejtet qe ekstraduan deshmitarin e Tahirit dhe qe , ketu do jemi, do bejne gjithshka qe Arber Cekaj te mos kthehet ne Shqiperi. E ne se jashte vullnetit te tyre ai do te kthehet, do te shohim se cdo te ndodhe me ta. Sado te perpiqet Rama te bej mishmash me media, me prokurori e cfare ka ne dore, te jete i sigurt se si “Tahirit” ashtu dhe kokaines se Xibrakes e Maminasit do ju shkohet deri ne fund.

Çfarë deklaroi Donald Lu një ditë më parë për News 24

Ambasadori Donald Lu u shpreh dje se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë. “Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për zotin Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë zotin Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”- tha Donald Lu.

 

Next Post
“Hajdutët e Rinasit vodhën edhe shtëpitë e 2 ministrave”

Nga heqja e celularit te lloji i blindit, Xhafaj firmos udhëzimin për transportin e parave nga SHPSF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

January 27, 2026
Kreu masakër në Shkup në 2007-ën, kapet i shumëkërkuari që fshihej prej vitesh te Liqeni i Thatë

Kreu masakër në Shkup në 2007-ën, kapet i shumëkërkuari që fshihej prej vitesh te Liqeni i Thatë

January 27, 2026
“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

January 27, 2026
Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

January 27, 2026
Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

January 27, 2026
“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

January 27, 2026
Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

January 27, 2026
Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

January 27, 2026
Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In