• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, kthehuni te njerëzit, e ka Rama pushtetin

by Ben Andoni
21/09/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sa më shumë kalojnë ditët, javët, muajt, aq më shumë shohim protagonizmin kallp të një grupi njerëzish të Partisë Demokratike, që nuk i kanë dhënë asgjë publikut dhe mëtojnë të marrin pushtetin për t’i shërbyer. E bojkotuan parlamentin, nuk morën pjesë në zgjedhje, prishën listat e njëri-tjetrit, u bashkuan më në fund me Berishën, që nuk i lanë gjë pa thënë thjesht të ishin të pëlqyeshëm për të huajt dhe tashmë i kopsitën gjërat me Socialistët për një varg gjërash në parlament, që e ndriçonin ndërkohë me flakadanët e shëmtuar të histerisë patetike. Bardhi & Co një nga fenomenet më të shëmtuar të grupimeve politike mëtojnë se po akuzojnë dhe po nxjerrin të palarat e pushtetit. Media e ka bërë shumë më mirë sesa ata prej vitesh. Në fakt, shteti ynë është sot cullak nga cinizmi i një pushteti të pafre dhe cinizmi të kryeministrit të vendit dhe të një vetëndjeri, që meriton studime sociologjike. Vallë pse individi shqiptar përkulet në këtë mënyrë? Pse nuk u nxor mësim nga vitet e komunizmit? Pse nuk bëri përshtypje grotesku dhe ashpërsia që e pasoi pushtetin berishian? Pse Rama po kalon në grotesk me ato që parashtron? Përgjigjet i merr nga bankat e nxënësve bosh  dhe nga konsumi i pakët dhe mbi të gjitha nga humbja e shpresës. Për këtë s’ka përgjigje. Përveç një konstatimi të thjeshtë, që këta njerëz, që mbushin parlamentin tonë dhe jo vetëm, bash këta që kontrollojnë sot çdo gjë, madje edhe mendjet “brilante” të rishtarëve të ekzekutivit “dinë gjithçka”. Me cinizmin e vet të lindur Bernard Shou e thoshte më bukur për bashkëkombasit e tij politikanë: “Politikani nuk di asgjë dhe mendon se di gjithçka. Kjo e përshfaq qartë një karrierë politike”. Kjo është edhe tragjedia e një force, ku shqiptarët presin shumë në një kohë kur ndryshimi është më shumë se i nevojshëm. E megjithatë veshët e njerëzve të PD-së janë dyllosur fort. Si britmë të vjen apeli i njërit prej misionarëve të dikurit të demokratëve, kur e përzunë dhe bërtisnin dhe kur Pashko vdiq shtyheshin në radhë për t’i shprehur keqardhjen “e pakufi”:   “…Unë nuk dua aspak t’ju mbush mendjen, sepse e di fare mirë rezultatin e kësaj mbledhjeje, e di fare mirë që në këtë sallë nuk vlejnë argumentet, përfundimi i saj është paravendosur,  por unë duhet t’ju kujtoj, se, kështu siç po bëni, është fati juaj i keq, që shkruat emrat në një listë, që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si lista e atyre që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si lista e tyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, e partisë së parë antikomuniste në Shqipëri, mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejt të pasojave që kjo do të sjellë, me të tilla eliminime njerëzish edhe opinioni botëror do të distancohet prej jush”.

Mesazhin e kanë marrë, ndërkohë që Rama po e çelnikos pushtetin, rrethuar me servilë, ndërkohë që po shkon drejt udhës së një autokracie, pasojat e të cilës po i vuajnë të gjithë, por tek PD…veshët janë dyllosur për t’u hapur me njerëzit. (Javanews)

 

Next Post
Kryeministri i Libanit: Komuniteti ndërkombëtar të dënojë qartë këto “masakra të tmerrshme”

Kryeministri i Libanit: Komuniteti ndërkombëtar të dënojë qartë këto "masakra të tmerrshme"

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Rama mban pushtetin se kupola socialiste nuk vepron dhe eshte gjithmone nen komanden e njeshit. Rama nuk eshte docialist por i djathte di Meloni dhe prandaj e simpstizon. Jo vetem PD me Saliun por komplet spektri politik ka nevoje per ndryshimin e statuquos.Eshte ne dore te shqiptareve te ndodh ky evolucion politik , ku figurat e reja dhe te afta nuk mungojne por jane muret e betonit qe i ndalojne nga hahdutet dhe batakcinjte e mbas 90 tes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In