• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD/Kryqëzimi i Rudinës; Gazmend Bardhi: Ajo nuk përfaqëson PD-në, sakrificën e Azem do e çojmë ne para

by Java News
11/03/2019 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka përjashtuar Rudina Hajdarin, menjëherë pas intervistës së dhënë në “Zërin e Amerikës”.

Vendimi është bërë publik nga ana e sekretarit të PD-së, Gazmend Bardhi.

Ai tha se Rudina Hajdari nuk përfaqëson më PD-në.

Sipas tij, sakrificat e Azem Hajdarit do t’i çojnë ata para, pra ai, Klevis Balliu, Salianji, Flamuri, Grida etj, e jo Rudina.

“Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH.

Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar.

Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi.

Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar”, shprehet Bardhi.

PD ka vendosur ndërkohë direkt, të heqë emrin e Rudina Hajdarit si të deleguar në degën 11 në Tiranë dhe të vendosë ish-deputetin Enkelejd Alibeaj, a thua e kishin gati vendimin për përjashtimin e saj.

Ironia është se PD ka vendosur ta përjashtojë Rudinën, ditën e lindjes së Azem Hajdarit, njeriu që themeleoi këtë parti, por që u përndoq nga partia e vet, jo vetëm ai, por edhe fëmijët. (TemA)

Next Post
Eurosong/Ky është klipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë

Eurosong/Ky është klipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë

Comments 2

  1. Europjani says:
    7 years ago

    Ju sini perfaqesuesit e PDse dhe shqipetareve,nuk mund te prisnit dy muaj sa te fillonin negociatat me BEne?çeshte ky ngut?pra ju ini antishqipetare antieuropjane.Ju doni te shuani endrren qindra vjeçare te shqipetareve per Europen ,,,,,,,,na turperuat PDne mo uzurpatore mo qelbesira

    Reply
  2. Europiani says:
    7 years ago

    Sa bera komentin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

January 21, 2026
I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

January 21, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij

January 21, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

January 21, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

January 21, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In