• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Klienti i Ramës fiton 60 milionë euro, merr koncesionin e pompave të karburanteve

by Java News
23/09/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike denoncoi sot (23 shtator) koncesionin në fushën e kontrollit të pompave të karburantit. Sipas deputetes, Izmira Ulqinaku, koncesionari do të fitojë 60 milionë euro, ndërsa secilit biznes, pajisjet e reja do t’i kushtojnë minimalisht 600 euro.

Deklarata e plotë e deputetes Ulqinaku:

Koncesionet dhe tenderat korruptivë të qeverisë së Edi Ramës po zhvasin gjithnjë e më shumë shqiptarët.

Nga kasat dhe pajisjet e reja fiskale që do t’i kushtojnë secilit biznes të paktën 600 euro, shumë shpejt shqiptarët do të paguajnë akoma më shumë edhe për karburantet!

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve.

Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë provate.

Kjo është e njëjta kompani që ka marrë  me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv.

Kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar.

PD është e vendosur të denoncojë dhe më pas të anulojë çdo koncesion apo tender që vjedh shqiptarët për llogari të Edi Ramës, Ministrave të tij dhe drejtorëve të tij.

Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit është alternativa e Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga gremina ku e ka hedhur bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin!

a.ç

Next Post
Kapen me kokainë në makinë, pranga 4 të rinjve në Sarandë

Kokainë për VIP-at? Si u kap menaxheri i lokalit në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In