PD kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për 10 ditë nga Kuvendi. Për këtë qëllim deputetët demokratë po mbledhin numrin e firmave me qëllim futjen e kërkesës së tyre në Byronë parlamentare që kreu i qeverisë të mos jetë në Kuvend për 10 ditë. PD pretendon se Rama ka ofenduar Berishën në Kuvend me fjale te papranueshme ndaj dhe sipas tyre kryeministri duhet përjashtuar. Vete Berisha, i pyetur nga gazetaret, nuk konfirmoi ndonje fakt te tille vetem se u shpreh se “fjalet e narkotrafikantit vetem se me nderojne”. Punimet e Kuvendit u nderprene pasi deputeti i PD Flamur Noka pushtoi foltoren e Kuvendit duke perdoror fjale te pahijshme.