• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon dorëheqjen e ministres së Brendshme, Lamallari: Po bëni politikë me vrasjen

by A R
09/10/2025 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk kaloi pa u bërë pjesë e debatit në seancën e sotme plenare.

Partia Demokratike bëri përgjegjës qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë dhe përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e Albana Koçiut.

“Në emër të PD shpreh ngushëllimet familjes dhe kolegëve të gjyqtarit, ne sot seancën duhet ta kishim nisur me një fjalë dorëheqje të ministres së Brendshme. Është e papranueshme që gjyqtari të vritet në sallën e gjyqit teksa lexon vendimin e tij gjyqësore. Ministrja gënjeu se policia nuk ka detyrime për garantimin e sigurinë në institucione. Sipas legjislacionit është detyrë e policisë së shtetit që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. KLGJ iu nxori zbuluar ku kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte. Ministrja e Brendshme duhet të japë dorëheqjen. Kryeministri duhet të japë shpjegime për masat e sigurisë”, tha Bardhi.

Por të njëjtin mendim nuk  e ndajnë socialistët, të cilët u mbrojtën përmes ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, i cili ashpërsoi gjuhën në drejtim të ligjvëvse të djathtë. Lamallari u shpreh se është e rëndë të bësh politikë me vrasjen dhe kritikoi opozitën për gjuhën e urrejtjes që sipas tij po mbjell kundër institucioneve të drejtësisë.

“Nuk keni turp! Shqiptarët e dinë prandaj iu kanë lënë aty ku iu kanë lënë. Mos linçoni prokurorë e gjyqtarë, mos ngjallni gjuhën e urrejtjes. Urrejtja prodhon vetëm urrejtje dhe dhunë dhe këtë keni bërë këto vite. Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, për kapital politik është e rëndë. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga daljet në ballkon. Keni ngjallur ngjarjet të tilla, normalisht do ndodhin ngjarje të tilla. Këtu keni qenë gjithë kohës, nga prokurorja e përgjithshme, te ambasadori i SHBA dhe BE vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Të hënën kur shkoni atje mbillni gjuhën e urrejtje. Turp t’ju vijë ju, kini kujdes. Lërini gjyqtarët të bëjnë punën e tyre, deri sa të vijnë te ju” u shpreh ai.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi ndaljen e punimeve të Parlamentit, pasi sipas tij demokratët fyen ministrin e Drejtësisë.

“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse u dhemb shpirti seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë. Nuk mund të kryejmë debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë, merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeriu këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit o idiot. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, theksoi ai.

Next Post
Begaj përshëndet marrëveshjen Izrael-Hamas: Hap i rëndësishëm drejt paqes

Begaj përshëndet marrëveshjen Izrael-Hamas: Hap i rëndësishëm drejt paqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In