Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.
Bëhet me dije se 7 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkojnë verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.
Sipas tyre, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, ai u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.
/a.r