• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërcënon policinë: Përgjegjësi penale nëse cenoni të drejtën e protestës. Do ju filmojmë

by Java News
23/04/2017 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas deklarates se Policia së Shtetit që i bënte thirrje qytetarëve që të mos i bashkohen protestës së nesërme, për bllokimin e akseve rrugore kombëtare për një orë, pasi është e paligjshme, ka reaguar edhe Partia Demokratike bashkë me “Opozitën e bashkuar”.

Me anë të një deklaratë, ata i bëjnë thirrje kupolës së Policisë, siç e quajnë ata, që të heqë dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës. Madje PD, porosit punonjesit e policise se nese cenojne protesten, do te mbajne pergjegjesi penale

“Me urdhër të Edi Ramës, krerët e policisë që nuk luftojnë krimin, trafikantët, banditët, por bëhen palë me ta, kërcënuan sot qytetarët e lirë të vendit, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur popullin të shprehet.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i bëjnë të qartë sot kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar i bën të ditur publikisht cdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm.

Do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit, dhe nesër do të përgjigjet deri më një, cdo drejtues, shef apo punonjës policie që do tentojë të cënojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Protesta nesër do të jetë paqësore, por e vendosur dhe e pathyeshme.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kanë 65 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet kanë qenë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë europiane që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka patur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike.

Protesta e Opozitës së Bashkuar dhe qytetarëve do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që ka sjellë Edi Rama. Me besimin tek vlerat e demokracisë dhe lirisë, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojë qëndresën qytetare me çdo mjet demokratik deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen masivisht nesër mes orës 11 dhe 12 paradite në këtë protestë kundër krimit dhe drogës me mbështetje qeveritare, për të ndalur krimin, për të ndalur pushtetin e lidhur me krimin dhe për të siguruar të drejtën themelore të qytetarëve në demokraci, të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”./javanews.al

c.a

Next Post
“Përplasja virtuale”, Roza Lati i prezanton “të dashurit” Aurela Hoxhës

“Përplasja virtuale”, Roza Lati i prezanton “të dashurit” Aurela Hoxhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

March 17, 2026
I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In