• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, kallëzim penal për ndërtuesit e parkut të fëmijëve te liqeni

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike bëri kallëzim penal në prokurori sot për Drejtuesit e Policisë së Tiranës, IKMT, INUV, Inspektoriatin e Mjedisit dhe firmën Grand, për ndërtimin e paligjshëm tek Parku i Liqenit të Tiranës.

Institucionet në fjalë kanë manifestuar dhunë e arbitraritet në çdo rast ndaj qytetarëve të vendit, edhe për vendosjen e një dritareje apo rregullim çatie, ndërsa kur është fjala për ndërtimin e paligjshëm të Erion Veliajt ato nuk kanë vepruar.

Kallëzimin penal, e depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji.

“Sapo dorëzuam një kallëzim të ri në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, për ndërtim të paligjshëm, për prerjen e drurëve dekorativë dhe frutorë dhe për mos marrjen e masave për të ndëprerë gjendjen e paligjshme, për pengimin e së drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar.

Janë kallëzuar penalisht Policia e Shtetit, konkretisht Ervin Hodaj si drejtor i Policisë së qarkut të Tiranës, Ermal Muça zëvëndësdrejtor, Dhimitër Ziu si zëvëndësdrejtori i Sigurisë, Agim Hoxha si shef i komisariatit nr-1 në Tiranë, Andi Banushi zv-shef i komisariatit nr 1 në Tiranë, Ilirjan Hasanaj si shef i rendit në komisariatin nr 1 në Tiranë, Dallëndyshe Bici si drejtoreshë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për një ndërim të paligjshëm në mes të Tiranës, në mes të të vetmit park që ka qyteti i Tiranës, nuk marrin masa dhe lejojnë veprimtarinë e paligjshme në një kohë që njerëzit futen kudo në burg pse lyejnë një fasadë.

Po ashtu kemi kallëzuar drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, z Skerdi Drenova, kryeinspektorin e Agjensisë së Mjedisit dhe shoqërinë ndërtimore për ndërtimet e paligjshme që kryhen në këtë zonë të Tiranës. i bëjmë thirrje edhe njëherë Prokurorisë së Tiranës që të marrë masa që shteti i së drejtës të funksionojë e që ligji të jetë siç e parashikon Kushtetura, dhe jo fjala e kryeministrit të jetë më e rëndësishme se sa ligji në republikën tone”, u shpreh për mediat Salianji.

Next Post

Ushqeheni keq? Edhe seks do të bëni keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In