Partia Demokratike ka depozituar sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj Drejtorit të Policis së Tiranës dhe drejtorit të policis bashkiake të kryeqytetit. Kallëzimi penal është depozituar në organin e akuzës nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe sekretari për çështjet juridike në PD, Ilvi Kaso. Në padinë e dorëzuar kërkohet ndjekje penale ndaj këtyre dy titullarëve me argumentin se “policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të PD-së”.
(javanews.al)