Ish-Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar situatën në Partinë Demokratike si katastrofike.
Nishani tha se nuk ka interes opinioni mbi përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por çfarë do të bëhet me Partinë Demokratike, cila do të jetë e ardhmja e saj.
Ish-Presidenti tha se sot Berisha ka prodhuar një lëvizje që po i bën mirë Partisë Demokratike, sikundër shumë figura të tjera në këtë parti që janë angazhuar në këto debate dhe lëvizje, po i shërbejnë ringritjes së partisë.
“PD ka kapur fundin, situata e sotme është rezultat i një rrugëtimi 8 vjeçar, që nuk prodhoi një program bindës, por shkoi në regres”, tha Nishani.
Ish-presidenti tha se për mbledhjen e Kuvendit të PD deri më sot janë mbledhur mbi 3 mijë firma, nga 1500 që duhen.
/a.r