• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ka një hall më të madh se rithemelimi!

by Alfred Peza
21/07/2021 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Sa herë që PD është zhytur në krizë dhe është vendosur përpara dilemës ekzistenciale, përgjatë historisë së saj 30 vjeçare, aq herë është shtruar për zgjidhje nevoja për rithemelimin e saj. U hodh kjo tezë pas humbjes në referendumin për Kushtetutën më 1994. U tha pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 1997. U tha pas “grushtit të shtetit” të vitit 1998 që pasoi vrasjen e Azem Hajdarit. U tha edhe pas humbjes në zgjedhjet e 2013. E sigurisht, edhe pas bojkotit të zgjedhjeve lokale të 2019.

Kjo tezë u artikulua sëfundit sërisht dhe më qartë se kurrë, publikisht dhe brenda Kuvendit Kombëtar të PD, nga deputeti i Qarkut të Lezhës Mark Marku. Kaq mjaftoi që ajo të bënte xhiron e mediave shqiptare, për tu publikuar jo vetëm si lajm, por edhe për tu komentuar dhe debatuar nga influencuesit kryesor të jetës publike të vendit. Shenjë e qartë se kjo tezë ka tërhequr dukshëm vëmendjen për shkak të nevojës që edhe vetë shoqëria duket se ndjen për realizimin e saj.

Po sa e mundshme është në praktikë që rithemelimi i PD të ndodhë? Sa shanse ka që kjo çështje të shtrohet për zgjidhje, brenda vetë forumeve të Partisë Demokratike? Sa është e mundur që një temë e tillë të bëhet objekt i një debate të thellë, serioz e shterues brenda strukturave të kësaj partie. E në fund të fundit a ndodhet realisht forca më e madhe politike e opozitës shqiptare, përpara nevojës për tiu nënshtruar kësaj sfide, si një test ringjallje në kushtet e reja politike në të cilat ndodhet vendi?

Pas shpalljes së Sali Berishës dhe familjes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”, PD dhe Kryetari i saj Lulzim Basha janë vendosur përpara kushtit për tu distancuar qartë dhe prerë prej tij deri në 9 shtator kur të nisi punën Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Brohoritjet për “liderin historik” në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Kuvendin Kombëtar të PD, treguan se kjo nuk ka gjasa që të ndodhë.

Në kushtet kur PD do të shndërrohet në bunkerin mbrojtës politik për Sali Berishën dhe familjen e tij, dy janë skenarët:

1.- Lulzim Basha do ta hedhë deri në fund vallen e vdekjes që ka nisur tashmë dhe PD do të shkojë kësisoj drejt shuarjes së saj të sigurtë. Kjo e shndërron këtë parti, në një “Lëkurë Shagreni” të Sali Berishës, që do të shuhen politikisht sëbashku në të njëjtin moment.

2.- PD do të rithemelohet, nën shembullin e shumë partive të tjera të demokracive perendimore, që kanë qenë të detyruara për ta bërë këtë për mbijetesë dhe për tiu përgjigjur nevojës së elektoratit në një periudhë të caktuar të historisë së tyre politike.

Oferta e re programore e PD pas kësaj, do ti përgjigjej kërkesës së elektoratit opozitar për një lidership që do të ridimensionojë mënyrën e përballjes me mazhorancës socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama. Duke rritur në këtë mënyrë shanset dhe mundësitë për fitore në zgjedhjet e përgjithëshme lokale të 2023 dhe ato të reja parlamentare të 2025.

Përtej propogandës zyrtare të opozitës dhe zërave në konflikt interesi me këtë temë diskutimi, është gjithmonë e më e qartë, se opozitarët e vërtetë e kanë jetike rithemelimin e PD dhe të skenës opozitare në përgjithësi. Ajo që e pengon jetësimin e kësaj nisme dhe përqafimin e saj masiv, duket se është kushti i panegociueshëm i largimit të Sali Berishës nga radhët e grupit Parlamentar të PD, pranimi pa ekuivoke dhe heqja dorë përfundimisht nga përpjekjet për të minuar funksionimin normal të sistemit të ri të drejtësisë.

Pas shkarkimit të Ilir Metës si President i Republikës nga ana e Parlamentit, e ka bërë edhe më të vështirë pranimin e kësaj rruge jo vetëm nga lidershipi aktual i PD, por edhe nga ai i partisë kryesore aleate më të në opozitë, LSI. Sepse gjithçka ndodhi në aksionin opozitar përgjatë 4 viteve të këtij mandati që po mbyllet, ishte thjeshtë dhe vetëm në funksion të pengimit të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, nga frika e ndëshkimit të elitës së saj të vjetër, të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Kjo elitë ka privatizuar si PD ashtu edhe LSI, ndërkohë që partitë e tjera me të vogla aleate kanë kohë që janë parti kryetarësh pa anëtarë. E vetmja rrugë që u ka mbetur opozitarëve tanë për të mundur Edi Ramën, është që të mundin fillimisht Sali Berishën duke u çliruar nga kapja që i ka bërë opozitës për hallin e vet personal. Pas kësaj, është i thjeshtë edhe rithemelimi i PD jashtë ndikimit të tij, por edhe riformatimi i opozitës për tu bërë gati që të rikthehet në pushtet.

Next Post
Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In