• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD-ja s’ka bërë ende analizën e 2021 dhe jo ’25!

by Ben Andoni
27/05/2025 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zgjedhje të parakohshme, hetim të zgjedhjeve 2025, bandat pjesëmarrëse në zgjedhje, përdorimi i Administratës, Greva e Urisë janë disa nga akuzat dhe parashikimet që artikulohen pas 11 Majit nga krerët e PD-së, por në gojën e z. Berisha marrin peshën e autoritetit të partisë më të madhe opozitare. Që për fatin e keq është rrudhur edhe më shumë pas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2021. Në kohën e mbetur deri në shtator do t’i duhet KQZ-së dhe të gjitha institucioneve që kanë lidhje me zgjedhjet për t’iu përgjigjur ankesave që nuk mbarojnë dhe shtohen nga ana e Selisë Blu. Problemi “komplikohet” kur mendon se: me shumë gjasë, PD-ja do të jetë në legjislaturën e re, ku mëtimi është se do të votojë vetëm për Ligjet e Integrimit, një udhë që Shqipërisë po ia blaton konjuktura evropiane dhe përshtatja shumë e mirë e Ekzekutivit të saj me politikën e Brukselit. A do mundet PD-ja që ta fusë në axhendat evropiane problemin e zgjedhjeve, sipas saj, apo do të fitojnë kohë që t’u largohen analizave dhe të zgjedhin një strukturë të re Drejtuese? Për fatin e keq, deputetët më interesantë që përbënin formacionin opozitar ishin ata që ndodheshin në Listat e Hapura. Alimehmeti, Tabaku, Murrizi, Dogjani etj., në Tiranë dhe shumë të tjerë në rrethe, treguan se kishin shumë më tepër potenciale sesa ata që u vendosën në Listat e Mbyllura. Dhe, jo vetëm për shkak të kontributit por edhe frymën që kanë përcjellë dhe që iu kthye në bumerang. Bash një pjesë e tyre do e merrnin goditjen edhe pas arritjes më të madhe që bënë në Primare, një nga institucionet më demokratikë të PD-së, por që kanë treguar se janë më shumë kozmetikë sesa përshfaqjen e vërtetë të parimeve demokratike. Mes të tjerave, rasti i deputetit Sula ka qenë flagrant në radhën e PD-së dhe jo vetëm. Gjithsesi, janë të shumë njerëzit e Kampit Blu që po kërkojnë sot analiza, para akuzave. Dorëheqja e Berishës si institucion statusor është përjashtuar nga vetë kryetari, por edhe shumë nga njerëzit aktualë që ishin në listat e sigurta. Kurse për analizë mirëfilli nuk flitet ose me gjasë do bëhet thjesht për sy e faqe, për t’u justifikuar. Një gjë e tillë ndodhi edhe katër vite më parë në vitin 2021, kur PD-ja mblodhi 59 kandidatë. U premtua për një analizë të thellë dhe me gjasë shumë te PD-ja të thonë se një gjë e tillë është bërë, por në fakt ajo nuk u bë asnjëherë, përderisa nuk doli me konkluzione të qarta. Mu ato që do mundësonin të luftonin për një Kod të ri, ku opozita të kishte më shumë kontroll; apo në mobilizimin më të madh të zonave, ku PD-ja po humbet dhe nuk e votojnë më. Por, kjo analizë nuk ndodhi më 2021, ndërsa me gjasë nuk po ndodh edhe në 2025, duke e lënë PD-na thjesht një formacion politik që po rrudhet nën pushtetin e një maxhorance gjithnjë e më shumë cinike dhe të pamëshirë për zhvillimet demokratike në vend. Paçka se tek ajo ka rinovime dhe në këtë legjislaturë do të ketë një grupim krejt të ri tek PS-ja që pak parathotë për cilësi demokratike. (Javanews)

Next Post
“Arrestimi i Veliajt për balancë”, Kryemadhi nuk kandidon për deputete, tregon ku do i drejtojë votat

Kryemadhi shkon në GJKKO, zbulon arsyen: Kam ardhur për shpifjen e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In