• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja nuk ngrihet dot si Feniksi por nga sinqeriteti i të mirës!

by Ben Andoni
22/06/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Procesi i analizës në PD po nis në një mënyrë shumë origjinale dhe duhet vlerësuar. Me një metodologji mirëfilli shkencore, një shenjë vlerësimi për hartuesin, ajo do synojë të bëjë për herën e tretë radhazi analizën e humbjes. Duket se tre drejtues të PD-së, në kupolën drejtuese të këtij institucioni, rrezikojnë seriozisht megjithë angazhimin e tyre. Rrezikon disi Gazmend Bardhi, si drejtues i Qarkut të Elbasanit; ai i Korçës Edmond Spaho; dhe po ashtu Edi Paloka për Durrësin, për shkak se objektivat e tyre nuk shkuan me pritshmëritë e kryetarit Basha. Kjo e bën jo normale garën sepse në rast se do të flitet për “Masakër zgjedhore”, atëherë çfarë mund t’i kërkosh drejtuesve, kur thua se zgjedhjet u vodhën. Në zgjedhjet e ardhshme pritet që strukturat të heqin ish-kreun e Këshillit z.Nishani, që ka qenë më kritiku ndaj kryetarit. Në një farë mënyre duke treguar dhe analizuar qartë, në nivelin e tij politik dhe moral, se zgjedhjet e PD-së ishin vetë një masakër zgjedhore. Veçse nuk ka asnjë fjalë për ish-kryetarin Berisha dhe qëndrimin ndaj tij dhe kjo e bën iniciativën e analizës shumë rutinore.

Të largohemi pak nga referimi i drejtpërdrejtë dhe të shkojmë tek një legjendë që e përdorin partitë që e shikojnë me sy sinqeriteti ringritjen. Legjenda e Feniksit, zogut jetëgjatë, përmendur në mitologjinë greke, por që i gjenden kudo përngjasime, tregon se Zogu Legjendar rilind në mënyrë ciklike ose përtëritet gjithnjë ndryshe. I lidhur me diellin, një feniks fiton jetë të re duke dalë nga hiri i paraardhësit të tij. Por legjenda shtyhet edhe më tej kur i gjejnë fatin se Zogu vdes në një shfaqje flakësh dhe djegies, të tjera në kultura të ndryshme se ai thjesht vdes dhe zbërthehet para se të lindë përsëri.

Feniks përbën zogun mitik, simbol të shpresës, ripërtëritjes, rilindjes, pavdekësisë, ringjalljes, vetmisë dhe hirit. Ashtu si feniksi del nga hiri i saj, kështu mund t’i ndodhë edhe njeriut pas shkatërrimit dhe humbjes.

Lulzim Basha megjithë seriozitetin e marrë duket se është larg kësaj alegorie. Ai nuk ka rilindur nga hiri i dikujt, ai vazhdon të bëjë monotoninë e një zogu jetëgjatë, por që kurrë nuk mund t’i ngjajë Feniksit. Ai është tejet vegjetativ dhe nuk doli kurrë nga metafora e hirit të Berishës. Në të gjithë narrativën politike, Edi Rama, kundërshtari i tij politik e ka tejkaluar duke ia bërë kauzat e vdekura. “Çadra”, “Xhafa”, “Astir”, “Teatri”, nuk do harrohen kurrë për qasjen e dobët të tij dhe mbi të gjitha alternativat e pambrojtura. Edhe pse në të gjitha ai ka ofruar deri sakrificën sublime, që ka rezultuar thjesht një metaforë bajate sesa një qëndrim.

Ndaj, për keqardhjen e të gjithëve, analizën nuk mund ta nisë dhe drejtojë personazhi që i faturohen humbjet, veçse ndoshta baza dhe drejtuesit si Leskaj i Vlorës; të Veriut; e të tjerët përreth vendit; por edhe këta të tre që përfliten duhet të kalojnë në një skaner nga poshtë lart, vetë institucionin e Partisë Demokratike. Ky proces që po shkruajmë mbase është hipotetik.

Dhe, në kategorinë e të mirës dhe të keqes te “Rëndesa dhe hiri”, Simone Weil e thotë ndryshe se: “Të mirën e njohim vetëm duke e kryer. Të keqen e njohim vetëm duke e ndaluar veten ta kryejmë, ose nëse e kemi kryer duke u penduar. Kur bëjmë të keqen, nuk e dimë, sepse e keqja i ikën dritës”.

Një koncept filozofik që mund të duket bezdisës por që na rrëfen një të vërtetë: Duhet të jemi të mirë por mbi të gjitha duhet të jemi të drejtë, pikërisht atë që nuk e pamë dot në zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Lulzim Basha duhet të jetë i drejtë dhe ta shikojë veten tek e mira, kategori që i ka humbur si koncept. PD-ja nuk e ka forcën me këtë kryetar të ringrihet si Feniksi, por mund të ngrihet nga sinqeriteti që do të tregojë, ndoshta edhe Basha, nëse realisht e do ndryshimin kapilar. (Javanews)

Next Post
FOTO: Seks në mal! Çifti kapet ‘mat’ duke kryer marrëdhënie në 2000 metra lartësi

FOTO: Seks në mal! Çifti kapet 'mat' duke kryer marrëdhënie në 2000 metra lartësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In