• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja dhe pse korrupsioni vjen dhe nga bindja e verbër

by Ben Andoni
22/10/2023 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Lajmet e orëve të fundit e kanë trandur një pjesë të shoqërisë shqiptare, por e kanë bërë një pjesë po kaq të madhe ta përjetojë penalizimin ndaj z. Berisha, si një ngjarje të zakonshme në momentet kur Shqipëria duket se po zgjohet nga impulset që vijnë prej Drejtësisë së saj. Ndërkohë, ajo që ka mbetur pa u kuptuar është reagimi i vakët i njerëzve të Partisë Demokratike (Rithemelimit) pas lajmit për Berishën dhe ata që iu bashkuan së fundmi me kauzën e drejtë (por me arsyetimin e gabuar) të gjetjes së një rruge të përbashkët! Ashtu si duket krejt e pavend dhe ngazëllimi i z. Basha që ka barrë të madhe mbi kurrizin e tij prej humbjeve të njëpasnjëshme. Më saktë, e para të identifikimit si drejtues i PD-së dhe e dyta mungesa e besueshmërisë. Kjo e dyta është edhe më e rëndë, pasi nuk mjafton retorika e tij, shtuar me Ramën dhe Berishën si objektiva, që të vish në pushtet. Nevojat e Shqipërisë janë mbi Ramën dhe prezantimet e tij lëbyrëse (por nuk duhet mohuar që për formë do mbeten për një kohë të gjatë sfiduese, me këdo që do vi në pushtet pas tij), ashtu si janë shumë të mëdha për atë që artikuloi Berisha në përpjekjen e fundit, që i ngjante një marshimi drejt një objektivi pa objekt.

Në fakt, për të gjithë sot, është përballë sensi i reagimit ndaj korrupsionit, që ia ka dhënë ndalimi i fundit i z. Jamarbër Malltezit dhe ‘detyrimi me paraqitje’ i z. Berisha. Sot, shumë nga shqiptarët kanë njerëzit përballë zotit Berisha dhe përshkrimin e tyre të një realiteti hipotetik por me elementët që shqiptarët i kanë para syve: pushteti i pafre i Ramës, varfërimi i njerëzve, mosfunksionimi i shtetit dhe mbi të gjitha shenjat e frikshme të autokracisë, që jo pak herë duartrokiten për shkak të formës së bukur dhe nga vetë Brukseli burokratik. Këtë njerëzit e Berishës dhe ai vetë nuk mund ta thoshin sepse ishin e mbeten të pazotë përballë fuqisë së marketingut politik të Ramës, ashtu si janë shpesh pa tekst për shkak të retorikës patetike dhe pakohë të Ramës. Opozita, deri më tani, nuk e nxori një individ që të përballej si duhet në këtë realitet, përveç se u bindën fillimisht ndaj Ramës dhe e dyta ndaj liderit të tyre, Berisha, që megjithëse e dinin mirë se ishte gabim e mbështetnin deri dje. Kuptohet ashtu si ndodh rëndom, ka ndodhur dhe do të ndodhë ata janë të parët që e braktisën Berishën dhe s’është habi që tashmë do të dëgjojmë në ditët në vijim shfajësime dhe justifikime që të bëjnë të qeshin dhe të trishtohesh. Kjo sepse zakoni i bindjes së tyre, e të gjithë njerëzve të PD-së është ndaj një drejtimi në partinë e tyre që dukshëm ishte e mbetet korruptiv. Bardhi & Co do mund të gjejnë qetësi vetëm në ato që thanë para e pas sulmit të Janarit mbi Godinën e PD-së, tashmë krejt e uzurpuar. Ndaj, akuzat për korrupsionin pasiv të Berishës janë akuza për një shpurë të tërë, pavarësisht justifikimeve të tyre. “Njerëzit nuk korruptohen nga ushtrimi i pushtetit apo poshtërohen nga zakoni i bindjes, por nga ushtrimi i një pushteti që ata besojnë se është i paligjshëm dhe nga bindja ndaj një rregulli, që e konsiderojnë të uzurpuar dhe shtypës“. Këto fjalë të Alexis de Tocqueville për Demokracinë amerikane, të cilat kanë vlerë si kurrë herë për Shqipërinë dhe politikën e saj…dhe sidomos me PD-në. (Javanews)

Next Post
Nga Libani, Irani paralajmëron Izraelin: I njoh skenaret e Hezbollahut. Çdo hap rezistence do të shkaktojë një “tërmet” të madh

Irani fajëson SHBA-në për luftën në Gaza: Do të ketë pasoja nëse vazhdojnë bombardimet ndaj civilëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In