• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja, absurde me aksionin e Berishës dhe e humbur me Bashën

by Ben Andoni
23/09/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Partia Demokratike është në sfidën e saj ndoshta më të madhe prej nga themelimi i saj. Jashtë fjalëve dhe inkurajimit të vazhdueshëm që po i afron i gjithë publiku, zhgënjimi prej saj është gati i plotë. Vetëm pak ditë më parë ishte kjo parti që me ngucin e kryetarit aktual Basha vendosi ta rizgjedhë, gati 90%. Ndërkohë që kërkohej reflektim dhe mendësi sesi do të zhvillohej aksioni për të ashtuquajturën  “masakër zgjedhore”, aty punohej për Bashën!! Nën heshtjen e shumë prej protagonistëve të sotëm, që po mundohen ta shfrytëzojnë paq z. Berisha kundër Bashës, kryetari aktual i PD-së zhvilloi një proces pas të cilës i dha partisë imazhin, frymën dhe… padobinë e vet. I vetëm Mark Marku dhe fare pak të tjerë u munduan ta zgjojnë nga letargjia partinë që tashmë është përçarë keqazi. Transformimi pas humbjes së tretë në zgjedhjet e përgjithshme kërkohej me asgjë tjetër veç me krijimin e shtratit të një transformimi rrënjësor dhe përmirësimit të një ideologjie, e cila i përshtatej ndryshimeve. Por, më shumë nga të gjitha, Kuvendi me yes-man e saj tregoi realisht nevojën e rikrijimit të PD-së dhe përthithjes prej saj të një slogani që sapo u shtri në publik u harrua si shumë gjëra nga kryetari Basha: Krijimi i një Republike të Re.

Ajo që e ka prishur më shumë imazhin e PD-së është përpjekja absurde ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit, me të cilin të gjitha palët përfshirë dhe vetë “të dëmtuarin” e madh Sali Berisha po përballen. Në dukje të gjitha thonë: jo dhe realisht duhet të jetë kështu pasi kushdo që të vij në krye të PD-së do gjendet përballë të së njëjtit verdikt: Largimin e Berishës. A do jetë kjo mënyra sesi do të mblidhen këtej e tutje në aksion demokratët kudo në vend për të organizuar Kuvendin e PD-së apo thjesht e gjitha do kamuflohet me retorikën kundër Bashës? Për të ardhur keq është se: edhe ata që e kundërshtonin nënzë Berishën, thjesht për inat të Bashës, sot bëjnë si të flaktë në mbrojtje të ish-kryetarit. Veçse Berisha e kupton që përkrahja e tyre është thjesht mënyra sesi mund t’i kundërvihen Bashës për t’i marrë partinë dhe jo mbështetja reale. Si gjithnjë me duart e të tjerëve. Ndaj aksioni i Berishës është aksion absurd, qoftë me sloganet prej tij, por edhe me kujtimet dhe sidomos me retushimet e së shkuarës. Për ata që kanë harruar: Azem Hajdari pak herë shkoi mirë me të dhe ishte ai dhe vetëm ai: autori i linçimit të tij. Për ata që e ndjekin dhe sot “i gjejnë” gabime Bashës të cilat nuk i flisnin më parë, paradoksalisht ato i kishin mu para syve. E ndërkohë Basha është drejt një flirti të ri me Ramën, pikërisht atë që mund t’i japë pak oksigjen përkrahësve të tij dhe ta bukosi këtej e tutje fare Partinë Demokratike, që tashmë i janë sulur të gjithë gjoja për ta përvetësuar në emër të parimeve….

Me logjikë nuk do ketë ndryshime dhe kjo do e bëjë më absurd të gjithë këtë aksion të PD-së, megjithëse ku ta dish se ku mund të arrijë marrëzia, ashtu si ka ndodhur kurdoherë kur Bashës i është dhuruar. Pasi Basha është mësuar t’i dhurohet dhe kjo nuk është më kërkesë por është destin, që “çuditërisht” atij i afrohet. Dhe, paradoksi i radhës shqiptar është se: Nuk ndodh gjë as me Bashën dhe as me Berishën me gjumin e SPAK por do të ketë të vuajtur veçse militantët besnikë të PD-së dhe idealistët e saj, që dhanë gjithçka për parimet dhe të ardhmen e formacionit të parë antikomunist në vend. (Javanews)

Next Post
Ngjarja e rëndë/ E lanë të priste 2 orë në parkingun e spitalit se kishte Covid, shqiptarja humb foshnjën. Emri

Ngjarja e rëndë/ E lanë të priste 2 orë në parkingun e spitalit se kishte Covid, shqiptarja humb foshnjën. Emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In