• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD iu sul Manastirliut pas deklaratave për situatën me COVID-19, por çfarë tha ministrja në Kuvend?

by Ardit Rada
30/10/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është vendosur në qendër të një debati të fortë, fillimisht në mediat sociale, dhe më pas në selitë e partive politike, pas deklaratave të bëra dje në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me pandeminë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e përditshme për shtyp, ka sulmuar Kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu: “E dëgjuat ministren e Shëndetësisë që tha do zgjedhim kush do trajtohet e kush nuk do marrë trajtim, e dëgjuan të gjithë tek e tha me zë e figurë do zgjedhim kush do trajtohet e kush jo. Pse?”

Përpara Bashës, Grida Duma dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike kanë sulmuar gjithashtu ministren Manastirliu për deklaratat e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Po cila ishte deklarata që bëri Manastirliu, dhe që shkaktoi këtë furtunë këto dy ditë? Ministrja u shpreh: “Por ajo që mund të bëjmë ne si qytetarë është të zbatojmë rregulllat e thjeshta, dhe ajo çfarë po bën qeveria është përgatitja për të përballuar çdo skenar. Por nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor ndaj masat që jemi duke ndërmarrë, qoftë përsa i përket parandalimit, qoftë përsa i përket izolimit nëpërmjet gjurmimit dhe testimit, qoftë përsa i përket kapaciteteve spitalore, shkojnë në këtë drejtim. Për të siguruar që të mundemi të frenojmë epideminë nëpërmjet zbatimit të rregullave, të mundemi të trajtojmë çdo qytetar në spitalet tona, duke mos i lënë asgjë mangut një trajtimi të mirëfilltë, siç po ndodh sot. Sepse nëse do kemi një mbingarkesë të spitaleve atëherë do të përballemi me vështirësi, do përballemi me zgjedhje se kush do trajtohet i pari, ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur kur ka patur flukse të rasteve në spitale, ku janë detyruar të përzgjedhin kë të fusim në frymëmarrje të drejtuar”.

Ka një debat të madh sot, mes të qënit të drejtpërdrejtë dhe të ndarit të përgjegjësisë me qytetarët, dhe fshjehjes së të vërtetës dhe zbukurimit të fakteve. Ministrja e Shëndetësisë ka zgjedhur të jetë e drejtpëdrejtë me qytetarët, tek u ka kërkuar që zbatojnë rregullat dhe të shmangim skenarë, si ai që ndodhi në Italinë fqinje. Në Italinë fqinje, në të gjithë deklaratat e qeverisë bëhet thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm, për të shmangur skenarë si ai i marsit, kur u tejmbushën reanimacionet dhe situata precipitoi tej kapaciteteve të autoriteteve mjekësore. Në Gjermani, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal për të shmangur një katastrofë të mundshme, teksa kancelarja e ka quajtur Covid-19 sfidën më të madhe të kombit, që nga Lufta e Dytë Botërore. Autoritetet në Francë kanë paralajmëruar se izolimi i ri mund të zgjasë përte Krishtlindjeve, ndërkohë që paralajmërojnë për tejmbushje të kapaciteteve.

Eshtë e natyrshme që në një vit zgjedhor, kur duket se fushata po i ndez dalëngadalë motorrët e vet, gjithçka të përdoret për kapital politik. Vetëm se Lulzim Basha, si gjithmonë kur vjen fjala tek llogaritë, i ka bërë edhe këtë herë gabim. Shqiptarët nuk janë kurrësesi budallenj. Në muajin e tetë të pandemisë, ata e kanë kuptuar tashmë se akuzat e ngritura mbi shkëputjen nga konteksti të fjalëve të autoriteteve shëndetësore, mund të të ndihmojnë të shtysh edhe gjysmë ore më shumë konferencën e shtypit, por ato nuk të ndihmojnë asnjëherë për të rifituar besimin e shqiptarëve, të cilët shohin tek Basha udhëheqësin që nuk u bë dot kurrë./LEXO.AL

/e.rr

Next Post
Harta/Ministria e Shëndetësisë zbardh të dhënat e fundit: Rritet në 519 numri i të shëruarve dhe ja bashkitë e pastra!

Pas ish-Bllokut, masat kufizuese do të prekin edhe zona të tjera të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In