• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD i shkruajti Ramës për Vitin e Ri: Në Thumanë dhe Shëngjin mund të nisë greva e urisë

by A R
02/01/2020 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me anë të një letre që mban datën 31 dhjetor 2019, Partia Demokratike, i është drejtuar kryeministrit, Edi Rama si kryetar i Komitetit ndërministror për Emergjencat Civile dhe Artur Bushit si kryetar i bashkisë së Krujës, me 4 kërkesa nga banorët e Thumanës dhe që janë strehuar në hotelet e Shëngjinit.

Këtyre banorëve u është kërkuar që të gjejnë banesa me qira dhe të përfitojnë nga bonuset e shpërndare, pasi duhet të lirojnë dhomat e hoteleve ku janë akomoduar përkohësisht pas tërmetit të 26 nentorit të vitit që lamë pas. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi 4 kërkesat vijnë pas takimit me banorët e Thumanës që kanë paralajmëruar grevë urie në kundërshtim të vendimit të qeverisë për lirimin deri më 3 Janar të hoteleve ku strehohen.

Sipas PD, Bardhi u autorizua prej tyre t’u drejtohet autoriteteve shtetërore për plotësimin e disa kërkesave. Siç u premtoi banorëve të strehuar në një nga hotelet e Shëngjinit, Bardhi i ka dërguar një letër qeverisë dhe Bashksië Krujë, duke listuar 4 kërkesa të banorëve të Thumanës.

Katër kërkesat vijojnë si më poshtë:

1-   Ofrimin e menjëhershëm të ndihmës shëndetësore për të gjithë banorët që kanë nevojë dhe që ndodhen në strehuar në Hotel Rafaelo.

2-   Krijimin e kushteve për strehim të përkohshëm, në kushte normale jetese për këta banorë, gjatë periudhës që nevojitet për sistemimin e tyre në banesat e reja. Deri në përmbushjen e kësaj mase, asnjë banor nuk duhet të detyrohet të dalë jashtë ambientit ku strehohen aktualisht dhe Qeveria duhet të paguajë strehimin e tyre në Hotelin ku ndodhen. Bonusi i qirasë, në vlerën 3 mijë lekë për person, është i pamjaftueshëm për gjetjen e një strehimi nga vetë banorët.  Vlera e qirasë është shumë herë më e lartë sesa masa që mbulon bonusi i qirasë. Këshilli Bashkiak i Krujës, duhet të rishikojë menjëherë vlerën e bonusit të qirasë për të gjitha familjet që kanë mundësi të gjejnë banesa me qira, duke bërë kompensimin e vlerës së plotë të qirasë. Ndërkohë që për familjet që janë në pamundësi për ta gjetur vetë banesën me qera, për shkak të gjendjes shëndetësore apo shkaqeve të tjera, të jenë autoritetet lokale që gjejnë dhe sigurojnë strehimin e tyre në kushte normale jetese.

3-   Dërgimin e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe lokale, për të informuar banorët e strehuar atje sesi do të veprohet me banesat e tyre, si dhe për t’u ofruar asistencë ligjore për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke shmangur burokracitë e panevojshme dhe kërkesat për dokumentacion jashtë mundësive të qytetarëve. Autoritetet përgjegjëse të sigurojnë banorët për kompensimin e plotë të vlerës së dëmit të pësuar, duke qenë se shumicës prej tyre u janë prishur banesat pa patur mundësi që të marrin gjerat e nevojshme që ndodheshin brenda në banesë. Për pasojë, këta qytetarë kanë humbur gjithçka kishin siguruar gjatë jetës së tyre, me vështirësi dhe mundësi të kufizuara financiare.

4-   Ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për të siguruar që asnjë prej banorëve të prekur dhe që përkohësisht është strehuar larg qendrës së punës, të humbasë punën për këtë shkak. Autoritetet lokale duhet të marrin masat për të siguruar transportin e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune larg vendit ku strehohen aktualisht, nga vendi i strehimit për në qendrën e tyre të punës.

 “Askush prej banorëve nuk kërkon nga Qeveria apo Bashkia as bamirësi dhe as përfitime të padrejta për shkak të situatës. “- thuhet mes të tjerash në letrën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i dërgoi qeverisë dhe bashkisë së Krujës.

PD pretendon se letra është shkruar në emër të më shumë se 100 familjeve të Thumanës që kanë paralajmëruar nisjen e grevës së urisë, në kundërshtim të vendimit të qeverisë për nxjerrjen jashtë hoteleve pa siguruar më parë një strehim.

Next Post
“Oficer i Legjiont të Nderit”… 104 vite më parë, kur presidenti francez dekoronte Esat Pashën

"Oficer i Legjiont të Nderit"... 104 vite më parë, kur presidenti francez dekoronte Esat Pashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In