• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD i rikthethet skenarit të bllokimit të foltores, Ruçi përjashton Nokën dhe pezullon seancën

by Java News
12/10/2017 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD ka aplikuar modelin e së enjtes së kaluar, duke bllokuar sërish seancën parlamentare.

Tensioni në seancën plenare nisi, kur deputeti i PD-së Flamur Noka, ka kërkuar me forcë fjalën pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Flamur Noka bllokoi foltoren e kuvendit duke iu drejtuar me fjalët “rrugaç, jep fjalën”, ndërsa Ruci e përjashtoi nga seanca e sotme.

Pasi refuzoi të lironte foltoren edhe pas tri thirrjeve të kryetarit Ruci, ai  përjashtoi Nokën: “Detyrohem të aplikoj nenin përkatës, përjashtohesh nga seanca e sotme Flamur Noka, 5 minuta për të liruar sallën Flamur Noka.”

Ruçi ndërpreu punimet e parlamentit për 5 minuta dhe i kërkoi Nokës të largohet nga salla. Por rinisja e seancës e gjeti Nokën në Kuvend.

Noka nuk largohet nga salla e Kuvendit, Ruçi pezullon seancën

“Në këto rrethana jam i detyruar të zbatoj në frymë dhe në germë, pezullimin e seancës sic thotë neni 56 për një kohë të përcaktuar, seanca rifillon në orën 17:00”

Balla: Skenar i parapërgatitur

Në dalje të Kuvendit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla e konsideroi bllokimin e punimeve të Kuvendit si skenar të parapërgatitur. Sipas tij PD shpik çdo javë arsye për të bllokuar punimet e Kuvendit.

RAMA: PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndërprerjes së seancës parlamentare, e dyta javë radhazi, që vjen si pasojë e përjashtimit të një deputeti të opozitës. Rama e lidh qëndrimin e PD-së me humbjen e zgjedhjeve duke bërë ironi me fjalë popullore.

“Përsëri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu⛈💦”, shkruan Rama.

Berisha: Po shkaterrohet institucioni qendror i demokracisë

“Po si ta thotë mendja se mund të më ofendojë mua Edi Rama. Po ai të nderon në çdo fjalë që të thotë, Edvin Shullazi, ça fjale është ajo”, kështu u shpreh ish – Kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse një ofendim i Ramës drejtuar tij, çoi në ndërprerjen e seancës.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, se po shkatërrojnë institucionin e parlamentit duke mohuar të drejtën e fjalës.

Berisha tha se “problemi themelor është se kemi të bëjmë me mohimin e fjalës për procedurë”.

“Ka marrë përsipër të shkatërrojë përfundimisht institucionin qendror të demokracisë, që është parlamenti“, tha ish – Kryeministri. Reagimi erdhi pasi Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka dhe ndërpreu seancën duke e shtyrë për në orën

 

 

 

a.ç

Next Post
VIDEO/ Një qenush dhuratë për presidenti rus, shikoni si e puth Putin

VIDEO/ Një qenush dhuratë për presidenti rus, shikoni si e puth Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In