• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD i përgjigjet Ballës: Propozimet e PS për Reformën Zgjedhore janë kaotike

by Java News
23/01/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari i demokratëve për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh këtë të mërkurë se Partia Socialiste, ndryshe nga sikurse pretendon Taulant Balla, ka draft të papërfunduar dhe kaotik dhe se ftesa e deputetit socialist drejtuar Partisë Demokratike për të votuar është një lëvizje për të gënjyer partnerët evropianë, jo standard zgjedhjesh.

Ai tha se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nuk po bën asgjë tjetër përvecse po kontribon me deklaratat e tij në përkeqësimin e shanseve të reformës zgjedhore.

“Doli sot Taulanti dhe, pa lexuar fare draftin e PS per Kodin Zgjedhor, lere pastaj per ta kuptuar‎, deklaroi se PS ka nje draft, eshte me i “shkelqyeri” dhe fton PD qe ta votoje draftin e PS sepse i duhet per te genjyer partneret europiane, dhe jo per standart zgjedhjesh. Ne fakt, sa here flet Taulanti, shanset e reformes zgjedhore perkeqesohen, ashtu sic beri ne dhjetor, kur dogji shanset e fundit per konsensus me draftin e njeanshem”, u shpreh Bylykbashi.

Deputeti demokrat përmendi një sërë arsyesh se përse e shikon draftin e PS-së si jo cilësor, si: mos trajtimin në të të rekomandimit prioritar për marrjen e masave të forta kundër shitblerjes së votës, kundër presionit mbi administratën publike për të votuar për kandidatët e qeverisë, ndalimin e abuzimit me burimet shtetërore në favor të kandidatëve të qeverisë, e për garantimin e votës së lirë dhe sekrete nga presioni i kriminelëve në qendrat e votimit.

Më tej, Bylykbashi u shpreh se qeveria deri më tani nuk ka bërë asgjë për projektin pilot të votimit elektronik.“Po vjen fundi i janarit, per pese muaj jane zgjedhjet dhe qeveria e ka zvarritur qellimisht qe te mos kete me kohe. Edi Rama nuk do qe zgjedhjet parlamentare te behen ne te gjithe Shqiperine me votim elektronik ndaj bllokoi projektin pilot ne zgjedhjet lokale te 2019”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi se problemet reale të zgjedhjeve janë probleme të qeverisjes së përditshme dhe nuk kërkojnë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Ai përmendi si probleme kaosin e shkaktuar në qendrat e aplikimit për karta të reja identiteti dhe mungesën e këtyre të fundit përpara datës së zgjedhjeve, shitblerjen e zgjedhjeve, presionin mbi administratën, abuzimet me burimet shtetërore, si dhe manipulimin e listave të zgjedhësve.

“Këto detyra nuk zgjidhen me sharlatanizmat e Taulantit‎ dhe kujt rri pas tij. Qeveria ka për detyrim t’i zgjidhë këto probleme duke zbatuar ligjet në fuqi. Pa zgjidhjen e 5 pikave, zgjedhjet e 30 qershorit do te jenë pacavure dhe dera e Bashkimit Europian do të na mbyllet sërish”, e përmbylli Bylykbashi.

/a.rada

Next Post
Censusi/ Rinumërim banorëve dhe banesave në 2020, feja dhe etnia jo detyrim

Shqiptarët, të virgjër? Sociologët kanë dyshime për sondazhin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In