Partia Demokratike e Fierit përmes një dalje publike ka denoncuar OSHEE-në se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje e cila ka kundërshtuar zhvendosjen e një shtylle elektrike në oborrin e saj.
Edhe vetë shtetasja Violeta Kallashi ka pohuar se punonjëse të policisë kanë përdorur dhunë ndaj sajë duke e rrëzuar nga shkallët ku ajo kishte hipur dhe mbante kabullin që të mos kryhej zhvendosja e shtyllës.
I pyetur në lidhje me ngjarjen, drejtori i OSHEE për Fierin Arjan Fasko pohon se OSHEE ka prerë energjinë elektrike në mënyrë që firma e cila po kryente punimet në rrugë të kryente zhvendosjen e shtyllës ndërsa shton se OSHEE nuk ka pasur asnjë kontakt me personat në konflikt.
BW