• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD është fosilizuar”, avokati: Ose ikën Berisha, ose ikën pjesa më e madhe e partisë!

by A R
11/06/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është fosilizuar dhe nëse nuk ikën Sali berisha nga drejtimi i saj, atëherë do të ikin pjesa më e madhe e anëtarëve nga ajo parti.

Kjo ishte analiza e juristit Romeo Kara ditën e sotme në “Studio Live” të Report Tv, në lidhje me situatën paszgjedhore të opozitës, kërkesat e saj për pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit, por edhe në zbulimin e faktuar tashmë të fënomenit të vjedhjes së votave brenda llojit.

Mendimit të tij i doli kundër përfaqësuesja e PD-së, pedagogja Endira Bushati, e cila deklaroi se pa Berishën ajo parti merr fund dhe ndahet në 20 pati të tjera.

Kara u shpreh i bindur se qëllimi i Berishës është pavlefshmëria e zgjedhjeve dhe përsëritja e tyre, duke mos i njohur, por tani nuk e kontrollondot më, edhe pas fakteve që po dalin se janë vjedhur votat brenda PD-së për kandidatët.

“Kjo shkon me qëllimin e kreut të opozitës Berisha për pavlefshmërinë dhe mosnjohjen e zgjedhjeve. Tani ai duket se nuk e kontrollon dot më procesin. Nuk besoj se është e dirigjuar procesi i kërkesave individuale. Por për mua kjo është farsë, nuk mund të pretendosh vjedhjen e votës vetëm pasi ajo numërohet. Nuk mund t’i ngresh pretendimet ditë pas shpalljes së rezultatit. Kjo është një preteks, lojë për të mos pranuar rezultatin. Unë mendoj se rezultati është i afektuar nga të dyja palët, të mos ankohen. Janë të dy bashkëautor të procesit zgjedhor. Berisha nuk i njohu zgjedhjet menjëherë pasi doli rezultati. Shqipëria do shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme vetëm nëpërmjet numërimit të votave jashtë partive”, u shpreh juristi.

Ai nënvizoi se nëse gabimi do ishte mbi 1%, duheshin rinumëruar kutitë, sepse lë dyshime për ndryshim rezultati, teksa u shpreh për transparencë të procesit dhe evidentoi se të dyja palët janë fajtore.

Ndërsa bëri një kujtesë për zgjedhjet më të këqija të historisë në Shqipëri, Kara ndau mendimin se “zgjedhjet më të poshtra në Shqipëri janë ato lokale të vitit 2011, ku KQZ ka ndryshuar rregullat në mes të procesit dhe gjithashtu ka ndryshuar rezultatin”.

“Pse nuk del Berisha ta rrëzojë Ramën, sepse ka frikën se i bie sistemi, sepse këta qëndrojnë në bazë sistemi, dhe po ra ikin që të dy. Ky është kasap me mentalitet primitiv, ku nuk pranon kundërshtim. Por pse ndodh kjo, sepse opozita ka një njeri që nuk sjell shpresë, është person i pabesueshëm. Njerëzit kanë menduar në fund, për kë do votojmë? Për Berishën nuk votojmë kanë thënë, ia dhanë tjetrit. Madje berisha ka marrë më shumë nga çfarë duhet”, vijoi juristi.

I pyetur për kreun e PD-së nëse duhet të dorëhiqej, Kara tha se ajo parti tashmë është fosilizuar dhe se Berisha e ka marrë peng.

“PD është fosiluzuar dhe s’i shërben më Shqipërisë, ndaj ka nevojë për politikë të re në opozitë. Zotëria (Berisha) e dinte që as e merrte dhe as e mbante dot pushtetin se nuk kishte ku ta çonte. Unë them ose do iki Berisha, ose do largohet pjesa më e madhe e PD-së. Berisha e ka marrë peng PD-në. Ka 3 emra të paparë në PD, Flamur Noka, Adriana Kalaja dhe Albana Vokshi, që e bëjnë me sukses dhe që meritojnë të jenë kryetarë të PD-së dhe PD-ja i meriton plotësisht ata”, përfundoi ai

Endira Bushati, pedagoge dhe pjesë e Departamentit të Mirëqeverisjes në PD, gjithashtu kërkoi transparencë nëpërmjet rinumërimit, duke analizuar se edhe brenda PD-sëka mosbesim te procesi.

“Ne si shqiptarë në raport me zgjedhjet kemi mosbesim. Madje edhe brenda të njëjtit kamp besimi është i ulët. Ka shumë shkaqe, por që refletojnë nivelin e demokracisë në vend. Nuk është për t’u çuditur që edhe brenda një partie të ketë mosbesim. Në PS u mbyll me mesazhin e Ramës, në PD zgjodhën rrugën tjetër. Të ballafaqimit. Unë jam për të drejtën e individit. Pavarësisht kostos, duhet të prevalojë ligji dhe transparenca. Kur del e vërteta nuk ka dëm. Te Dibra shoh se ka mesatarisht 1 votë për kuti, ndaj besoj se është më shumë gabim njerëzor, brenda marzhit. Por nëse ka orientim brenda partisë, si nga PS dhe PD, diferencat patjetër që nuk janë kaq të vogla. Ky rinumërim që po bëhet, nuk është thelbësor për procesin”, tha Bushati.

Ajo theksoi separtia që qeveris zotëron sot të gjitha pushtetet dhe nuk lejon shprehjen e vullnetit të lirë, teksa ka bërë edhe fryrjen e administratës me dyfishim të saj që kur ka ardhur në pushtet. Edhe për votën e diasporës Bushati u shpreh se pati ndërhyrje nga ana e qeverisë dhe proces të padrejtë e të pabarabartë ndaj opozitës.

Kurse pyetjes nëse duhet të ikë Berisha nga PD, duke respektuar statutin dhe “nenin basha që vetë e votoi, ajo tha:

“Unë them jo tani, Berisha nuk duhet të largohet tani. Është dëmi më i madh nëse ai do iki tani. Kënë 30 vite që thonë të ikë Berisha. Unë mendoj se Berisha e mban bazën e PD-së, nëse ai ikën, ato 500 mijë vota shkërmoqen në 20 parti të tjera. Kritika më e madhe që i bëj unë Berishës, është që nuk krijoi 2-3 statura për të qenë drejtues të PD-së. Shyqyr që iku Lulzim Basha, a ishte ai që mund ta bënte PD-në të madhe? Nuk shoh asnjë figurë si pasues të Berishës në PD”.

Next Post
Meta voton nga burgu: Gazetarët nuk u lejuan brenda qendrës

“Shtyrja e hetimeve, për më shumë informacion”/ Petraj: Duhet qëndrueshmëri në lidhje me akuzat ndaj Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In