• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD është e tmerruar që udhëheqësi real i opozitës është Altin Dumani

by Mero Baze
22/11/2025 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Procesi i përballjes së Belinda Ballukut me drejtësinë po kalon në disa shtigje të panjohura më parë për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri dhe natyrisht që ka ngjallur debate mes pushtetit politik dhe atij të drejtësisë. Por debatet janë kanalizuar në rrugë ligjore.

Qeveria ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese ndërkohë që ka ngrirë veprimtarinë e Ballukut si zyrtare e lartë.

Kur një zyrtar i nivelit kaq të lartë në qeveri si Belinda Balluku përballet me drejtësinë, natyrisht që do të ishte një ditë feste për opozitën, kushdoqoftë ajo -përveç opozitës sonë më të madhe, Partisë Demokratike. Në këto kushte një opozitë normale do të duhej të këmbëngulte tek parimet politike dhe jo tek beteja institucionale e pushtetit me drejtësinë.

Por opozitës sonë i është vështirësuar vija logjike e qëndrimit politik, pasi ajo nuk ndërton politika bazuar mbi parime politike, por mbi nevojat personale të Sali Berishës.

Nevoja personale e Sali Berishës për momentin vazhdon të jetë që SPAK është një vegël e Edi Ramës dhe ai e përdor si për të burgosur opozitën, ashtu edhe për të spastruar Partinë Socialiste.

Ata që mbajnë uturakun e nevojave personale të momentit për Sali Berishën, tani janë të detyruar të thonë marrëzira. Kështu, nëse shikon gjithë retorikën e PD-së në këtë rast, është e përqendruar tek ana e spektaklit dhe thashethemeve për raportet Balluku–Rama, dhe jo për parimin politik që duhet të mbrojë opozita.

Për ta, tani ka rëndësi nëse ky Edi Rama po e eliminon Ballukun ashtu si Veliajn përmes SPAK dhe a kanë pasur sherr mes tyre. Madje për këtë shfrenojnë fantazinë dhe ndërtojnë skenarë filmash.

Pra shqetësimi kryesor në PD është si janë marrëdhëniet Rama–Balluku, se vetëm për këtë kanë leje të fantazojnë.

Nëse thonë që Balluku duhet të japë dorëheqje se SPAK e ka kapur në shkelje të ligjit, atëherë legjitimojnë SPAK si institucion normal të drejtësisë dhe bie teza që është “SKAPI i partisë”. Pra dëmtohet Berisha.

Nëse e akuzojnë se ka komanduar tendera, ndjehen në siklet se del gjysma e PD-së e financuar nga tenderat që përfliten, përfshi “Prestanomen”-in e djalit të kryeministrit.

Nëse flasin për betejën ligjore të qeverisë me SPAK lidhur me rastin Balluku, s’kanë çfarë thonë, sepse janë vetë në betejë ligjore me SPAK dhe institucione të drejtësisë. Sot e kanë përcjellë kërkesën e fundit në Kushtetuese kundër masës që SPAK ka dhënë për Berishën.

Mbi të gjitha, në PD nuk pranojnë dot faktin që SPAK është në një betejë reale me pushtetin e Partisë Socialiste, madje në një betejë dhe me skenën politike, të angazhuar politikisht kundër tyre. Këtë në PD nuk e thonë kurrë, pasi u rrëzon gjithë tezat me të cilat mbahet gjallë kufoma e Sali Berishës dhe mbajtësit e uturakut mbeten pa punë.

Në PD kanë leje vetëm të krijojnë thashetheme për Ballukun, por jo të mbajnë qëndrim politik.
Zyrtarët më të lartë të PD-së sot shpërndanin lajme nga dosja Balluku dhe hiqnin Shtufin, e nxirrnin në plan të parë Gimin, se ai me sa duket ka kohë që nuk i paguan.

Por ajo që akoma më shumë i konfuzon është ai zakoni i Nastradinit që mërzitej kur e kishte rrugën dishezë, se i kujtohej që më pas do ngjitej. Dhe ata ndihen të kërcënuar nga parimi i balancimit politik të SPAK: se sa më lart godet nga qeveria, aq më shumë i shtohet shansi udhëheqësit që i mbajnë uturakun të përballet me kauzën e re të 21 Janarit.

Realisht opozita është e tmerruar që udhëheqësi real i saj është Altin Dumani dhe jo Sali Berisha. Gjithë sondazhet e nxjerrin atë në krye, jo se ka hapur proces penal ndaj Berishës -se deri tani sa e ka përkëdhelur -por se ka dërrmuar realisht pushtetin e Partisë Socialiste. Fakti që pëlqyeshmëria e tij është e lartë mbi 70 për qind, tregon se demokratët kanë tradhtuar Berishën dhe janë me të. Dhe pikërisht këtë nuk ia fal paria e PD Altin Dumanit. Nuk ia fal që u ka vjedhur anëtarësinë dhe simpatizantët.

Ky është nga ato rastet e pakta në botë ku, për të sjellë opozitën në pushtet, i vetmi institucion që punon 24 orë është SPAK dhe Altin Dumani -dhe të vetmit që bëjnë 24 orë betejë kundër tij janë udhëheqësit e opozitës, të cilët nuk duan pushtet politik, por pushtetin e opozitës nën udhëheqjen e Edi Ramës.

Atë e kanë, nuk ua heq njeri. Dhe këtë kuriozitetin e sherreve të imagjinuara mes Ramës, Ballukut dhe Veliajt e kanë lejen ta fantazojnë si të duan. Por vetëm një gjë duket se janë të vendosur të mos e pranojnë: atë që SPAK po punon që ata të vijnë në pushtet -ndoshta pa Berishën. Më parë pranojnë vdekjen se këtë.

Next Post
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In