• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Escobari i drogës në Ballkan është Klemend Balili, financoi PS në 2013

by Java News
11/05/2016 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka hedhur akuza drejtuar Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri duke thënë se ai ka emëruar në poste kyçe persona me precedentë penalë, përfshi këtu edhe atë që opozita dhe mediat greke e kanë quajtur si Escobari i Drogës në Ballkan, shtetasin Klemend Balili, drejtorin e transporteve në Sarandë. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se Balili ka qenë njëri ndër financuesit e PS-së në fushtën elektorale të saj në vitin 2013.

“Klemend Balili është konsideruar  nga mediat greke si baroni i drogës apo “Escobari i Ballkanit”. Opozita e ka denoncuar që në vitin 2014 dhe konkretisht më 18 maj, kohë kur Edi Rama e emëroi drejtor të Transportit , si të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. Klemend Balili është arrestuar në korrikun e vitit 2006 me 750 kilogramë kanabis. Aksion i suksesshëm i policisë në atë kohë pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth.

Klemend Balilaj njihet për lidhjet e tij të forta politike dhe ka qenë sponsorizues i fushatës elektorale të PS në vitin 2013. Si lidhje të tij të drejtpërdrejta rezultojnë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, vëllezërit Habilaj, me të cilët ka bashkëpunuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitet 2014-2016.  Nëpërmjet vëllezërve Habilaj, Klemend Balilaj ka vendosur kontakt të drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga informacionet e brendshme të oficerëve me integritet në Policinë e Shtetit, partnerëve ndërkombëtarë, dhe strukturave të hetimit të specializuara në Shqipëri, që kanë hetuar shtetasin Klemend Balilaj,rezultojnë  lidhje të tij të forta nëpërmjet ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të lart të Policisë së Shtetit si më poshtë:Faks e gazetes Shekulli, 17 korrik 2006

Ish-drejtori i Forcave së Posaçme Operacionale Albert Pata

Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj

Drejtorin e Policisë Vlorë Jaert Çelaj

Drejtorin e Policisë Gjirokastër Aranit Arapi

Ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë Kastriot Skënderi, i cili në vitin 2015 në zonën e Kakomesë u kap me një kamion me 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Nesër do të njiheni me të tjerë fakte tronditës të lidhjeve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit me trafikun ndërkombëtarë të drogës.”- tha Ristani. javanews/ a.kklemend-balili

Next Post

Bella Hadid me bikini... ç' të shohësh më parë tek ajo! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In