• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ende pa emër për Tiranën/Tabaku refuzon garën për Bashkinë: Kolltuku i sigurt në Kuvend, më i rëndësishëm..

by Os De
17/09/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë presin një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Publiku pret një emër, një figurë, një përfaqësues që të dalë në shesh. 

Dhe sot, Jorida Tabaku, një nga emrat e mundshëm, e tha troç: “Jo, nuk e bej unë.” Me këtë, një tjetër emër i opozitës largohet nga beteja jo thjesht sepse gara është e humbur, se në opozitë e zgjedhje të pjesshme kjo është traditë, por sepse nuk ka garues e sakrifikues. 

Nga ana tjetër duket qartë që Sali Berisha është “plakur” edhe në autoritet, për t’u caktuar të vetëve misione. Dikur edhe ta humbje bashkinë e Tiranës ishte promovim i lartë. Se PD bashkinë e Tiranës në 3 dekada e ka fituar vetëm një herë, por të garoje për të do të ishte sinjal për pasardhësit. Sot në PD nuk ka lojë as për PD! 

Në fakt, kjo është kthyer në sport kombëtar brenda opozitës: kush do të gjejë arsye më elegante për të mos hyrë në betejë. Parlamenti shërben si strehë e ngrohtë, një kolltuk i rehatshëm ku nuk ka humbje, nuk ka rrezik, nuk ka përgjegjësi. Një opozitë e karrigeve të sigurta, por jo e betejave të rrezikshme. 

Ndërkohë, nuk mungojnë shembujt e atyre që dikur morën mbi supe beteja personale, sakrifikuan, e paguan çmimin — dhe pastaj u lanë në harresë, sepse partia nuk di të shpërblejë sakrificën. Atyre që guxuan nuk iu dha vend, ndërsa atyre që shmangen u mbajt kolltuku. Ironia është se opozita duket më e aftë të ndëshkojë trimat sesa të përballojë humbjet. 

Kështu sot, përballë një gare që nuk do të ndryshojë balancat, mbetet pyetja: kush do të dalë për të shpëtuar dinjitetin e partisë? Sepse nuk bëhet fjalë për të fituar Tiranën —këtë të gjithë e dinë. Bëhet fjalë për të treguar se opozita ekziston, se ka fytyrë, se nuk fshihet pas llafeve parlamentare. 

Nëse çdo emër i madh tërhiqet dhe çdo përfaqësues i votuar mban kolltukun e sigurt, atëherë kjo nuk është më opozitë. Është një klub rehatie, ku humbja shmanget me çdo kusht dhe dinjiteti flijohet me qetësi. Dhe aty ku mungon guximi për të hyrë në betejë, mbetet vetëm boshllëku i një politike që pret ende një frymë që ta zgjojë. 

 

 

 

 

 

Next Post
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Shëngjin, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Shëngjin, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

March 4, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In