Para SPAK, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe për kandidatin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të mbështesin një kandidat të pavarur. Por, ndërsa u pyet nga gazetarët se a e kanë gati kandidatin, Berisha u ngatërrua duke thënë se mirëpret kandidaturat e pavarura nga qytetarët, në vend se të thoshte kandidat të pavarur nga partitë.
Gazetarët: Ende nuk keni kandidat?
Berisha: Gjer tani PD, ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë. Siç e dini, ne shpallëm një parim, që mundësisht të hapemi dhe të mirëpresim kandidatura të pavarura nga qytetarët….partitë. Këtë parim po të shkoni tek zgjedhjet e 2003 e gjeni. Shpreh mirënjohjen këtu për çdo njeri që kandidoi gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve dhe e garantoj për respektin tim më të madh për vendimin e tyre. Tirana do ketë kandidatin më të dashur që ka pasur ndonjëherë.











