• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD eliminoi Topallin dhe Bregun”, Veliaj: Gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65%”

by A R
07/03/2021 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste do të fuqizojë akoma më tej gruan në historikun ngjitës të përfaqësimit në parlament arritur nga kjo forcë politike. Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me Forumin e Gruas, Drejtuesi Politik për të gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se lista me të cilën do të prezantohet Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit vendos një standard të ri mbi detyrimin e përgjithshëm, 1 grua në 3 kandidatë burra.

“Ne do të kemi përfaqësinë më të madhe ndonjëherë të grave në grupin tonë parlamentar. Partia Socialiste e bëri ligj që 1/3-ta e kandidatëve të jenë gra, por në këtë listë do të ketë akoma më shumë se ky kriter,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se po shkohet drejt një barazie të plotë edhe në parlament, siç është vendosur tashmë në këshillat bashkiak.

Gruaja e ka fituar vetë pushtetin tha Veliaj. “Në çdo sondazh gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65 përqind. Ato e mbajnë kokën para, bëjnë llogarinë e fëmijëve. Kjo është arsyeja pse gratë e vajzat kanë rritjen dhe potencialin më të madh në PS,” shpjegoi Veliaj.
Drejtuesi për Tiranën u shpreh mjaft krenar që në krye të listës ndodhen dy zonja të nderuara, të dyja në krye të sprovave më të vështira që sapo kaluam, tërmeti dhe pandemia.

“Nuk e fsheh dot kënaqësinë e jashtëzakonshme kur shoh që lista jonë e Qarkut të Tiranës do drejtohet nga dy kryezonja! Me Najadën dhe Luljetën ju garantoj që kemi sjellë më të mirën e atyre që u sprovuan ditën e fatkeqësisë,” tha Veliaj, duke mos kursyer zhgënjimin për sulmin ndaj tyre.

“Këta njerëz janë gati të mbrojnë doktorin që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë vend dhe i sulen një zonje e cila deri në shtator, kur do merret mandati, do vazhdojë të shërbejë në spital,” tha Veliaj, duke theksuar dhe faktin se sulmet më të mëdha vijnë pikërisht nga ata që të vetmin rekord në PD kanë përçarjen dhe eleminimin e grave me kontribute të spikatura, si Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

Veliaj gjithashtu tha se vendimarrja e Partisë Socialiste ka prodhuar edhe një politikë të emancipuar sociale, që me pensionin social, ku mbi 90% e përfituesve janë gra, ashtu edhe me ndihmën ekonomike, ku për herë të parë u vendos gruaja personi të cilit do i dorëzohet pagesa në familje. “Të gjithë këto iniciativa kanë qenë për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri. Nëse do të kishte gjini, politika e Partisë Socialiste do të ishte grua,” e përfundoi fjalën e tij Erion Veliaj.

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Shqipëria në 24 orët e fundit: 306 të vaksinuar, 819 raste të reja dhe 21 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In